Shkurt.ch
Panama: Evazion gjigant fiskal i dhjetëra personaliteteve botërore
Gazeta „Le Monde“ në koordinim me 106 gazeta të tjera në 76 shtete të ndryshme, përfshirë edhe gazetën gjermane “Sueddeutsche Zeitung”, publikuan mbrëmë një lajm „bombë“ lidhur me evazionin fiskal gjigant të dhjetëra personaliteve politike, sportit dhe artit të mbarë planetit, të cilëve u janë gjetur krejt rastësisht në Panama firma Offshore dhe llogari bankare të stërmbushura.
Ekipi i gazetarëve ndërkombëtarë, që po analizojnë dokumente të nxjerra fshehurazi nga një studio ligjore panameze, kanë arritur në përfundim se ndihmësit të Presidentit rus, Vladimir Putin, i kanë qarkulluar deri në 2 miliardë dollarë përmes bankave në të ashtuquajturat “parajsa fiskale”.
Depozitimi i parave në bankat e vendeve të njohura si “parajsa fiskale”, kryesisht në Karaibe, nuk është në vetvete e jashtëligjshme.
Individë apo kompani i regjistrojnë bizneset në këto vende për shkak të taksave të ulëta, ose për lehtësinë e të bërit biznes ndërkombëtar.
Por, raporti i Koncorsiumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Hetues thekson se “dokumentet tregojnë se bankat, studiot ligjore dhe aktorët e tjerë që kanë mundësuar këto transaksione shpesh nuk kanë ndjekur kërkesat e duhura ligjore për t’u siguruar që klientët e tyre nuk kanë qenë të përfshirë në aktivitete kriminale, në skema për të shmangur taksat ose në korrupsion politik”.
Koncorsiumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hetues është një organizatë jofitimprurëse me seli në Uashington.
Gazeta gjermane “Sueddeutsche Zeitung”, me seli në Mynih, tha të dielën se dokumentet i kishte siguruar nga një burim anonim para më shumë se një viti.
Sipas gazetës, sasia e dokumenteve që ajo zotëron është disa herë më e madhe se kabllogramet diplomatike amerikane të bëra publike nga WikiLeaks në vitin 2010 dhe dokumentet sekrete të zbulimit që iu dhanë shtypit nga Edward Snowden në vitin 2013.
Sipas Koncorsiumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Hetues, veç lidhjeve të presidentin rus, Putin, me këto llogari bankare, dokumentet përmbajnë edhe llogari bankare në parajsa fiskale të 140 politikanëve dhe figurave publike nga e gjithë bota, përfshirë 12 udhëheqës në detyrë ose ish- udhëheqës të vendeve të ndryshme. Mes tyre, kryeministra të Islandës dhe Pakistanit, presidentë të Ukrainës, Argjentinës dhe mbretit të Arabisë Saudite.
Koncorsiumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hetues “ICIJ”, po ashtu hedh dritë të re mbi vjedhjen e arit britanik në vitin 1983, të njohur si “krimi i shekullit”.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












