Uncategorized
Pandemia e vë aeroportin e Gjenevës ‘në të kuqen’, për herë të parë
Aeroporti i Gjenevës regjistroi një humbje prej 129.5 milionë CHF në vitin 2020, për shkak të efekteve të pandemisë.
Kjo krahasohet me një fitim prej 84.1 milionë CHF në vitin 2019, tha aeroporti të martën.
Humbja, e cila është e para në historinë e saj, ishte për shkak të rënies së numrit të pasagjerëve të shkaktuar nga kufizimet ndërkombëtare të udhëtimeve. Në vitin 2020, pak më shumë se 5 milionë pasagjerë hipën ose zbritën në aeroportin e Gjenevës.
Në tërësi u regjistruan 86,353 lëvizje të avionëve, një rënie prej 54 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Për të zbutur tronditjen sa më shumë që të jetë e mundur, Aeroporti i Gjenevës tha se shtyu dhjetëra projekte.
“Detyra jonë sot është të shmangim rrezikimin e së ardhmes së aeroportit”, i tha të martën Drejtori i Aeroportit të Gjenevës, André Schneider, transmetuesit publik zviceran RTS, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029















