Lajme
Panifikohen investime në Brezovicë
Qeveria e Kosovës është duke planifikuar ndërtimin e një kompleksi të ri turistik në Brezovicë.
Për ndërtimin e një kompleksi të ri turistik në Brezovicë, pritet të investohen rreth 100 milionë euro. Ndërtimi i këtij kompleksi pritet që t’ia rrisë vlerën edhe objektit tjetër ekzistues në kompleksin e Brezovicës, shkruan Express.
Investimet po bëhen për të rritur vlerën e kësaj qendre në procesin e privatizimit të saj, kanë thënë zyrtarë të lartë qeveritarë, të cilët tashmë janë duke përgatitur edhe privatizimin dhe ndërtimin e objektit të ri në këtë zonë.
Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, ka deklaruar se ende nuk është definuar mënyra e privatizimit të kësaj qendre turistike.
Ajo ka theksuar se Qeveria e Kosovës e ka formuar edhe një komision ndërministror për Brezovicën, i cili, së bashku me këshilltarin e transaksionit prej USAID’it, do të fokusohen në përgatitjet për zhvillimin e zonës së re turistike.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025












