Lajme
Papa Françesku përcjell mesazh paqeje në Sarajevë
Papa u bëri thirrje myslimanëve, ortodoksëve dhe katolikëve të Bosnjës që t’i lënë mbrapa plagët e rënda të luftës dhe të punojnë për një të ardhme paqësore
Papa Françesku vizito Sarajevën dhe u bëri thirrje qytetarëve që u përkasin tri feve, myslimanëve, ortodoksëve dhe katolikëve të Bosnjës dhe Hercegovinës që t’i lënë mbrapa plagët e rënda të luftës, dhe të punojnë për një të ardhme paqësore. Ai u bëri thirrje qytetarëve të këtij shteti, që mos t’i mbështesin grupet që i ndajnë.
Papa u shpreh i lumtur që viziton Bosnjën, një shtete që ka më shumë mysliman, por që ka dalë e “plagosur” nga lufta e vitit 1992-1995. Edhe qëllimi i tij ishte adresimi i mesazheve për pajtim, paqe e bashkëjetesë.
Në fjalimin e tij para Presidencës tre- anëtarëshe të Bosnjës, Papa u bëri thirrje qytetarëve të Bosnjësqë të kundërshtojnë “barbarinë” e atyre që vazhdojnë të mbjellin ndarjen “si një pretekst për dhunë të tmerrshme”, raporton REL.
“Jam i lumtur që kam ardhur në këtë qytet, i cili ka vuajtur shumë nga konfliktet në fund të shekullit të kaluar, por që sërish është kthyer në vend të dialogut dhe bashkëjetesës”, ka thënë Papa Françesku.
Kurse, kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Mlladen Ivaniq, ka thënë se vizita e Papa Françeskut është një ngjarje e madhe për Bosnjën. “Me vizitën tuaj, ju mundësoni që Bosnja sërish të jetë një ngjarje globale mediale, por kësaj radhe me ngjarje që adresojnë mesazhe pozitive drejt botës”, ka thënë Ivaniq.
Papa Françesku më pas ka shkuar në stadiumin e Sarajevës, ku edhe është zhvilluar ngjarja kryesore e vizitës së tij, e në ku ishin të pranishëm rreth 70 mijë njerëz, shumica prej tyre katolikë. Mëngjesin e së shtunës, Papa Françesku ka arritur në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës. Fëmijë të veshur në kostume tradicionale të tri religjioneve kryesore në këtë vend, ishin mbledhur të presin Papa Françeskun në Aeroportin e Sarajevës.
Në këtë vizitë një ditore në Sarajevë, papa Françesku u mirëprit nga mijëra qytetarë, të cilët kishin dalë ta përshëndesnin atë, derisa po kalonte autokolona prej aeroportit nëpër qytetin e banuar nga rreth 300 mijë myslimanë. Hera e fundit kur një lider i Vatikanit ka vizituar këtë vend, ka qenë 20 vjet më parë, pas përfundimit të luftës.
Ndeshte, Papa vitin e kaluar ka vizituar edhe Shqipërinë, një vend gjithashtu i banuar me shumicë mysliman. Ai në Tiranë është pritur nga rreth gjysmë milioni shqiptarë, ndërsa është shprehur tepër i kënaqur me mbështetjen që ka gjetur në Ballkan.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm











