Kosova
Papunësi e madhe në Kosovë
Sipas rezultateve shkalla e papunësisë është 30.6%. Papunësia më e theksuar është te femrat me 36.6 %, krahasuar me meshkujt, 28.8%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 50.9%
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e dytë 2017.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare. Në kuadër të popullsisë me moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 43.0%, përcjell albinfo.ch.
Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e dytë (TM2) 2017 është 29.9%.
Punësimi me i lartë është te meshkujt (46.8%), ndërsa punësimi te femrat është 12.7%. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, kujdesit shëndetësor dhe tregtisë, me 47.1% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e ndërtimtarisë, prodhimit dhe tregtisë, me 47.4%.
Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 14.5%; prodhimi me 13.9%; ndërtimtaria me 13.6%; dhe arsimi me 8.9%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.
Sa u përket të punësuarve me kontrata, del se 29.0% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 71.0% kanë kontratë të përkohshme.
Sipas rezultateve të AFP-së, në TM2 2017, shkalla e papunësisë është 30.6%. Papunësia më e theksuar është te femrat me 36.6 %, krahasuar me meshkujt, 28.8%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 50.9%.
Sipas rezultateve të AFP-së, në TM2 2017, fuqia joaktive është mjaft e lartë me 57.0%, me fokus të veçantë te femrat me 80.0%, krahasuar me meshkujt, 34.3%.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029














