Shkurt.ch
Papunësia mbetet e lartë në eurozonë
Shkalla e papunësisë në shtetet e eurozonës mbetet e lartë, por nuk ka ndryshuar kohët e fundit
Në 17 vendet e Eurozonës në shtator niveli i papunësisë mbetet i pandryshuar, në 12.2 për qind. Këto të dhëna i ka bërë publike Agjencia Evropiane e Statistikave Eurostat. Gjithsej në vendet e Eurozonës ishin 19. 447 milionë burra dhe gra pa punë. Në të gjitha 28 shtetet anëtare të BE-së janë regjistruar 26.872 milionë të papunë, ose 11 për qind.
Greqia është duke luftuar me një normë papunësie prej 27.6 për qind. Në Spanjë janë 26.6 për qind të njerëzve që kanë mbetur pa punë në shtator. Qipro dhe Kroacia kanë raportuar norma të më shumë se 17 për qind të të papunëve.
Më e relaksuar është gjendja në Austri (4.9 për qind), Gjermani (5.2 për qind) dhe Luksemburg (5.9 për qind). Këto vende kanë papunësinë më të ulët në BE.
Gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit situata është përkeqësuar në tregun evropian të punës.
Sidomos të rinjtë kanë vështirësi për të gjetur punë.
Në shtator 2013 rreth 5.6 milionë njerëz ishin të papunë nën moshën 25- vjeçare, që është 23.5 për qind e njerëzve të rinj në 28 vendet e BE-së.
Në vendet që përdorin valutën euro ishin rreth 3.5 milionë, ose 24.1 për qind e të rinjve pa punë.
Komisari i BE-së, Laszlo Andor, ka paralajmëruar se papunësia e lartë vazhdimisht do kërcënojë forcimin ekonomik të BE-së.
“Nuk mund të ketë Evropa rritjen ekonomike, ndërsa 26.8 milionë njerëz nuk mund të gjejnë punë”, tha ai.
Ai u bëri thirrje shteteve anëtare të BE-së për t’i reduktuar taksat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore për punëtorët me paga të ulëta.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













