Shkurt.ch
Papunësia mbetet në 3.4 për qind
Në muajin shkurt më shumë se 2 mijë të papunë janë raportuar më pak se në muajin janar. Edhe papunësia e të rinjve ka shënuar rënie. SECO ishte e befasuar për të mirë.
Shkalla e papunësisë në Zvicër në muajin shkurt mbetet e pandryshuar në nivelin 3.4 për qind.
Numri i të papunëve është rritur shumë pak. Për herë të parë që nga qershori i 2012-s është raportuar për më pak të papunë sesa në muajin pararendës.
Sipas Sekretariatit të Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO) në fund të muajit shkurt 146 mijë njerëz ishin regjistruar në qendrat rajonale të punësimit (RAV) si të papunë. Bëhet fjalë për 2157 më pak se në muajin e kaluar.
Ishte befasi për SECO-n, ngase shkalla e papunësisë është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga korriku i 2012-s. Megjithatë numri i të papunëve në fund të shkurtit ishte 9.6 për qind mbi nivelin e numrit të papunëve të regjistruar në shkurtin e 2012-s. Atëherë 133.154 njerëz kishin qenë të regjistruar si të papunë, ndërsa shkalla e papunësisë ishte 3.1 për qind.
Ekonomia duket se po rimëkëmbet më mirë sesa pritej. Ekonomistët kishin paralajmëruar në gjysmën e dytë të vitit 2013 një përmirësim të situatës në tregun e punës.
Megjithatë, sipas SECO-s, niveli mesatar i papunësisë sipas parashikimeve më 2013 do të jetë 3.3 për qind.
Edhe numri i të papunëve të moshës 15-24 ka shënuar rënie në krahasim me janarin nga 3.2 për qind. Në përgjithësi, gjatë muajit ishin paraqitur 20.525 të rinj të papunë.
Kantonet e Gjenevës dhe Neuchâtel-it kanë raportuar shkallën më të lartë të papunësisë me 5.4 për qind. Rënie e madhe e papunësisë është regjistruar në kantonin Valais, ku shkalla e papunësisë ra nga 5.3 në 4.9 për qind.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











