Lajme
Papunësia, problem në Kosovë
Në vitet e fundit në Kosovë nuk ka pasur ulje të shkallës së papunësisë, e cila llogaritet të jetë mbi 43 për qind
Të dhënat e fundit të organizatave ekonomike në Kosovë, tregojnë se papunësia mbetet një nga problemet kryesore në vend. Në vitet e fundit në Kosovë, sipas njohëseve të çështjeve ekonomike, nuk ka pasur ulje të shkallës së papunësisë.
Shkalla e papunësisë në Kosovë, sipas tyre llogaritet të jetë mbi 43 për qind. Eksperti i çështjeve ekonomike, Agron Demi, thotë se për të nxitur punësimin, autoritetet e Kosovës duhet të krijojnë një ambient të favorshëm për biznese, në të kundërtën, ky numër i të papunëve do të shënojë rritje.
“Ajo çfarë Qeveria e Kosovës është duke e bërë gabim është punësimi i njerëzve vetëm në sektorin publik, duke lënë anash sektorin privat apo zhvillimin e sektorit privat, dhe duke mos i krijuar kushte bizneseveë”, thotë Demi.
Papunësia, thekson ai, vazhdon të identifikohet nga qytetarët e Kosovës si problem kryesor me të cilin ballafaqohen. Ai thotë se përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për uljen e papunësisë nuk kanë qenë të suksesshme, pasi që ky problem vendin është duke e përcjellë që nga paslufta.
Për zbutjen e këtij problemi, Demi thotë se duhet të përgatiten politika afatgjate ekonomike. Në anën tjetër, për të nxitur punësimin, eksperti i çështjeve ekonomike, Haki Shatri thekson se Qeveria e Kosovës duhet të tërheqë investitorë të huaj, pasi që sipas tij, aftësia akumuluese që disponon Kosova nuk është e atij niveli që mund të garantojë ndonjë efekt më të madh të punësimit.
Ndërkohë, Shatri tregon se në tregun e punës në Kosovë hyjnë deri në 35 mijë të rinj, ndërkaq ky treg absorbon nga 4 deri në 6 mijë punëtorë në vit. Kjo, sipas tij, tregon se shkalla e papunësisë vazhdon të mbetet e lartë dhe e pandryshueshme.
“Ka pak hapësirë që mund të bëhet diçka e menjëhershme, por sikur t’i kushtohet një vëmendje më e madhe kësaj dukurie, do të mund të bënin që numri i të papunëve mos të rritet”, thekson Shatri.
Sidoqoftë, edhe raportet e mekanizmave ndërkombëtarë për Kosovën i rekomandojnë Qeverisë së Kosovës që të angazhohet më tepër në rritjen e punësimit, duke vlerësuar se shkalla e punësimit mbetet shumë e ulët, ndërsa papunësia e të rinjve dhe papunësia afatgjate mbesin ende shumë të larta. /Albinfo&REL/
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













