Lajme
Paralajmërim në Schwyz: Email-e mashtruese në emër të prokurorit publik
Autoritetet në kantonin e Schwyz-it kanë lëshuar një paralajmërim për qytetarët, pas një vale email-esh mashtruese që po qarkullojnë aktualisht. Kriminelë kibernetikë po paraqiten si përfaqësues të zyrës së prokurorit publik dhe pretendojnë se marrësit janë të përfshirë në procedura penale, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Qëllimi i tyre është i qartë. Të marrin para ose të futen në kompjuterët e viktimave.
Mashtruesit kërkojnë që viktimat të bëjnë transferta parash në llogari të dyshimta ose i nxisin të instalojnë programe për mirëmbajtje në distancë, duke përdorur pretekste të rreme. Këto programe u japin kriminelëve qasje të plotë në pajisjet e viktimave, çka mund të çojë në vjedhje të dhënash, fshirje dokumentesh apo edhe bllokim të kompjuterit për qëllime zhvatjeje.
Çfarë duhet të dini:
-
Zyra e prokurorit nuk kërkon kurrë para përmes email-it.
-
Nuk do të kërkojë kurrë qasje në kompjuterin tuaj.
-
Njoftimet zyrtare dërgohen gjithmonë me postë të regjistruar ose dorëzohen drejtpërdrejt nga policia.
Çfarë të bëni nëse merrni një email të tillë:
-
Mos u përgjigjni.
-
Mos klikoni në lidhje dhe mos hapni bashkëngjitje.
-
Mos jepni të dhëna personale ose bankare.
-
Fshini email-in menjëherë.
-
Nëse keni dyshime, kontaktoni stacionin më të afërt të policisë dhe raportoni rastin.
Autoritetet kujtojnë qytetarët të jenë vigjilentë dhe të mos bien pre e këtyre skemave gjithnjë e më të sofistikuara që shfrytëzojnë frikën dhe mungesën e informacionit për të përfituar në mënyrë të paligjshme, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










