Jeta në Zvicër
Parlamenti kundër Fondit unik të sigurimit shëndetësor
Me votimin e sotëm, pas hedhjes poshtë edhe nga qeveria dhe nga Dhoma e Kantoneve, iniciativa shkon në votim nga populli
Pas një debati të nxehtë që ka zgjatur pothuaj gjithë ditën, Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka hedhur poshtë iniciativën për një fond unik (të vetëm) të sigurimit shëndetësor. Pas hedhjes në votim, 124 deputetë kanë votuar kundër dhe 61 sish pro iniciativës.
Sipas shumicës në parlament, sistemi në fuqi i cili lejon shumësinë e fondeve të sigurimit shëndetësor është dëshmuar me kohë. Ai e rregullon konkurrencën dhe lirinë e zgjedhjes, ka argumentuar shumica e djathtë. Sipas tyre, konkurrenca në sigurimin bazë shëndetësor ka shumë rëndësi.
Ndërkaq pakica e majtë, e përbërë nga Partia Socialdemokrate (SP/PS) dhe të Gjelbrit kanë mbështetur iniciativën. Argumentet e tyre në këtë drejtim ishin se sistemi i sotëm ka mangësi të mëdha, pasi që fondet investojnë shumë mund për të rekrutuar njerëz që nuk janë të sëmurë ndërkohë që asnjëri nga fondet në fjalë nuk interesohen për të sëmurët, ata që kanë më shumë nevojë për sigurimin shëndetësor.
Me votimin e sotëm, pas hedhjes poshtë edhe nga qeveria dhe nga Dhoma e Kantoneve, iniciativa shkon në votim nga populli.
Me iniciativën e cila titullin zyrtar e ka “Për një fond shëndetësor publik” kërkohet që sigurimi shëndetësor bazë i detyruar të mos ofrohet nga ofertues privat por nga një fond shtetëror unik, përmes agjencive regjionale.
Si shembull të një arke shëndetësore unike, bartësit e iniciativës kishin përmendur atë që është në fuqi në Danimarkë.
Iniciativën e lancuar nga partitë dhe organizatat tjera të majta, në Dhomën Nacionale e ka përfaqësuar deputetja Jacqueline Fehr nga SP/PS. Sipas saj, fondet shëndetësore ashtu si dhe industria farmaceutike dhe spitalet private më shumë kujdesen për biznesin se sa për pacientët.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e gazit rriten në Evropë, por furnizimi është i siguruar Lufta në Lindjen e Mesme prish tregtinë e gazit. Në Katar, uzina më e madhe e... -
Tre të katërtat e zviceranëve përdorin inteligjencën artificiale në jetën e përditshme -
Kostot e strehimit dhe energjisë nxisin inflacionin në Zvicër -
Zviceranët hanë mesatarisht më shumë se 23 kg djathë në vit -
Zvicra regjistron 3,000 ndryshime të gjinisë në regjistrin civil që nga viti 2022









