Lajme
Partia e Veselit sfidohet sot në Drenas
Gjashtë kandidatë po e sfidojnë vetën në garën për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e parakohshme që po mbahen sot. Këto zgjedhje vijnë pas dënimit me 3 vjet burg të ish kryetarit të kaluar. Ai u dënua për krime lufte
Një vendim i Gjykatës Supreme i ka nxjerr sot në votim mbi 50 mijë qytetarë të Komunës së Drenasit në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore. Vendimi për zgjedhje erdhi pasi ish-kryetari, Nexhat Demaku u dënua për krime lufte me 3 vjet burg dhe u detyra menjëherë të jap dorëheqje. Si rrjedhë, sot në këtë komunë po zhvillohet zgjedhjet e parakohshme, me kohëzgjatje një vjeçare.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se janë hapur me kohë të gjitha vendvotimet në Komunën e Drenas si dhe janë shpërndarë sipas planifikimeve të gjitha materialet sensitive.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këtë komunë sipas Listës Përfundimtare të Votuesve të miratuar nga KQZ-ja është 52 mijë e 569”, thuhet në komunikatën e KQZ-së.
Ish-kryetari i kaluar, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës që u drejtua për vite nga presidenti aktual, Hashim Thaçi, dha dorëheqje 40 ditë më parë. Ai u dënua me 3 vjet burg për krime lufte në rastin “Drenica” bashkë me dy komandant të tjerë, Sami Lushtakun dhe Sylejman Selimin.
Por, sërish kandidati që synon postin e kryetarit të Drenasit, është nga partia e njëjtë-PDK, ish-ambasadori i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci. Krahas tij, postin e kryetarit e synojnë edhe pesë kandidatë të tjerë: Bedri Nika nga LDK, Isa Xhemajli nga Partia NISMA, Elmi Thaçi nga AKR, Vehbi Berisha nga partia Fjala dhe Xhavit Drenori kandidat i pavarur.
Procesin e zgjedhjeve në Drenas po e monitorojnë KQZ, Prokuroria e Shtetit dhe Koalicioni për Integritet Zgjedhor-KIZ.
Ndryshe, këto zgjedhje janë të parat prej që në krye të PDK-së ka ardhur KV, kryeparlamentar i i Kosovës. Sipas medieve, kjo është sfida e parë e Veselit me elektoratin. PDK-në për 16 vjet rresht e ka udhëhequr Hashim Thaçi, ish kryeministër dhe aktualisht president i Kosovës.
Vendvotimet do të mbyllen në ora 19, ndërsa në mesnatë do të dihet nëse Drenasi do të ketë kryetar që nga disa e nesërme, apo do të mbahet edhe balotazhi. Drenasi është një komunë e vogël, 35 kilometra larg Prishtinës. Bashkë me komunën tjetër, Skenderaj kanë qenë bastione të luftës së UÇK-së, ndërsa që nga paslufta konsiderohen si baza e elektoratit të PDK-së.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













