Kosova
Partitë politike nuk tregojnë nga i marrin dhe as si i shpenzojnë paratë
Në bazë të Ligjit për financimin e subjekteve politike, partitë janë të obliguara që të publikojnë për çdo vit raportin vjetor financiar, që duhet të përmbajë bilancin e gjendjes, pasqyrën e fitimit dhe të humbjes, që tregon të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e partisë
Transparenca rreth burimeve dhe shpenzimeve financiare të partive politike në Kosovë, vazhdon të mbetet kërkesë e Komisionit Evropian, e cila është përsëritur edhe në Raportin e Progresit të publikuar ditë më parë.
Partitë politike thuhet të kenë vazhduar të mos i bëjnë publike raportet e tyre financiare, ashtu siç edhe është paraparë me Ligjin për financimin e subjekteve politike.
Mbikëqyrja e dobët dhe transparenca e kufizuar e partive ishte kritikuar edhe nga organizatat tjera ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovë, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Shmangia e publikimit të burimeve të financimit dhe qarkullimit financiar nga përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë, thuhet se ka të bëjë më atë se brenda këtyre financave të panjohura të partive politike ka diçka të dyshimtë, përcjell albinfo.ch.
Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, thotë për Radion Evropa e Lirë se raportet financiare të partive politike vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe nuk publikohen në ueb faqen e tyre.
Ai thotë se niveli i transparencës dhe llogaridhënies karshi financimit të partive politike është në pikën zero.
Në bazë të Ligjit për financimin e subjekteve politike, partitë janë të obliguara që të publikojnë për çdo vit raportin vjetor financiar, që duhet të përmbajë bilancin e gjendjes, pasqyrën e fitimit dhe të humbjes, që tregon të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e partisë.
Raporti vjetor financiar i vitit paraprak duhet të mbetet i publikuar së paku një vit në faqet përkatëse zyrtare.
Nga matjet e shpenzime të subjekteve politike që kanë bëra organizatat joqeveritare, Demokracia Plus dhe Organizata për Demokraci, Anti –Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, vlerësohet se mbi 3 milionë euro kanë shpenzuar subjektet politike gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare vitin e kaluar.
Isuf Zejna nga organizata Demokraci Plus, tha për Radion Evropa e Lirë se edhe auditimi i partive politike i cili ishte bërë pati nxjerrë shumë parregullsi, mirëpo që këto parregullsi nuk ishin adresuar nga institucioni mbikëqyrës.
Ai thotë se duhet një presion më i madh nga Komisioni Evropian që kjo çështje të adresohet mirë të paktën në ndryshimet që pritet t’i ketë Ligji për financimin e subjekteve politike.
Në vit, partive politike, të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës nga buxheti i Kosovës, u ndahen më shumë se 4 milionë euro. Shuma e mjeteve për financimin e aktiviteteve të subjekteve politike bëhet në bazë të përfaqësimit të numrit të ulëseve të fituara në Kuvend për një mandat.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












