E-Diaspora
Partitë shqiptare, transport falas për zgjedhjet në Maqedoni
Ato njoftojnë mërgimtarët shqiptarë nga Maqedonia që jetojnë në Gjermani, Austri e gjetiu se për ta do të organizojnë udhëtime falas për në atdhe
Deri në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në Maqedoni kanë mbetur edhe pak ditë. Partitë janë në vlugun e mobilizimit të tyre për t`i joshur zgjedhësit. Këtu nuk bën përjashtim as elektorati në diasporë. Disa nga partitë dhe lëvizjet me degët dhe aktivistët e tyre jashtë vendit po u ofrojnë bashkatdhetarëve udhëtime pa pagesë, me qëllim për të votuar në Maqedoni, sigurisht për partitë përkatëse.
Një njoftim i tillë propagandues vjen edhe nga Lëvizja Besa. Ajo njofton mërgimtarët shqiptarë nga Maqedonia që jetojnë në Hamburg dhe në Berlin se për ta do të organizojë udhëtime falas për në atdhe. Nisja me autobusë bëhet më 7 e kthimi më 14 dhjetor, ndërsa zgjedhjet mbahen më 11 dhjetor.
“Në emër të Lëvizjes Besa- Gjermani. Dhe në emër të bashkëfamiljarëve tanë në Maqedoni kemi nderin t`ju njoftojmë se me rastin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni, Lëvizja Besa në Maqedoni ka marrë përsipër të organizojë transport falas në destinacionin Gjermani-Maqedoni-Gjermani”, thuhet veç tjerash në njoftim.
Ngjashëm veprojnë edhe partitë ose subjektet tjera. Në një njoftim të shpërndarë në facebook nga Aleanca për shqiptarët, bëhej e ditur se kjo parti organizonte transportin e votuesve nga Austria në Strugë dhe ansajelltas. Në këtë njoftim të punuar si afishe, është vendosur madje edhe logoja e aleancës dhe është rrethuar numri 7 që ka kjo aleancë, duke iu sugjeruar atyre që shfrtëzojnë udhëtimin falas, që të votojnë numrin 7.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës














