Pas 17 vitesh, ndërpritet procedura për plaçkitje në dhoma të fjetjes!
Sipas një komunikate, dyshimi për pjesëmarrje në plaçkitje dhe në vrasje të një gruaje në Gerelafigen, nuk ishte vërtetuar asnjëherë
Njëri nga të dyshuarit për pjesëmarrje në “plaçkitjet e dhomave të fjetjes”, që ishin bërë tmerri i njerëzve të moshuar në fillim të viteve të nëntëdhjeta, një shqiptar sot 42 vjeçar, mund të lirohet nga akuza për mungesë provash.
Ai qe akuzuar se në një plaçkitje të dhunshme të bërë në vitin 1992 në Gerlafingen, kantoni i Soloturnit, kîshte mbytur një grua 81 vjeçare. Por sipas një komunikate të prokurorisë kompetente, dyshimi për pjesëmarrje në plaçkitje dhe në vrasje nuk ishte vërtetuar. As edhe me “mjetet më moderne teknike, gjurmët tepër të pakëta, nuk dëshmonin për praninë e tij në vendin e krimit”, thuhet në komunikatë.
Kosovari, në vitin 1995 qe dënuar në mungesë me burgim shumëvjeçar por dënimi nuk qe bërë asnjëherë i plotfuqishëm, shkruan “Tageswoche”.
Në fillim të vitit 2010 procedura, për shkak të vjetërsimit, qe ndërprerë në disa pika të saj. Ndërkohë hetimet për plaçkitjen me vrasje të bërë në Gerlafingen kishin vazhduar, edhe për faktin se një familjar i të vrarës kishte ushtruar ndaj kosovarit padi për vrasje të rëndë.
Aktualisht 42 vjeçari nga Kosova ndodhet në vuajtje të dënimit për një vepër tjetër penale në bazë të një vendimi gjyqësor në kantonin Thurgau. Pas kryerjes së dënimit ai duhet të lëshojë Zvicrën.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
Dalja e parakohshme në pension mund të mos lejohet më në Zvicër Qeveria zvicerane po synon të shtrëngojë kufizimet për daljen në pension të parakohshëm para moshës statutore... -
Zvicra përballë një periudhe sfiduese politike dhe ekonomike -
Gjykata zvicerane sfidon gjigantin Holcim me padi klimatike -
Roche paralajmëron rritje të çmimeve të ilaçeve në Zvicër -
Tesla përplaset me makinë policie në autostradën A1 në Zvicër












