Lajme
Pas Kosovës, Ahtisaari ndërmjetëson në Belgjikë?
Një ndërmjetësues i huaj do të mund ta ndihmonte Belgjikën që të dalë nga kolapsi politik, ka deklaruar profesori Robert Mnookin i cili është duke udhëhequr projektin “Program on Negociation” në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Havard.
I pyetur nga e përditshmja belge “L’Echo” se cili është ai person, profesori ka përmendur emrin e ish kryetarit të Finlandës Martti Ahtisaari, duke potencuar se ai i ka ushtruar talentet e tij në rastet me Namibinë dhe Kosovën.
Ndryshe, Belgjika ka thyer rekordin e të gjitha kohërave pa krijuar qeveri, periudhë kjo që numëron 250 ditë dhe si duket nuk është afër ndonjë marrëveshje për një gjë të tillë, në një vend ku janë të instaluar të gjithë institucionet e Bashkimit Evropian.
Deri më tani, rekordin e ka mbajtur Iraku, ku pas 249 ditëve të mospajtimeve mes grupeve myslimane shiite dhe sunite, u arrit marrëveshje për tu krijuar qeveria e re.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla










