Kosova
Pas Lajçakut, Escobar vjen në Kosovë
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vjen në Kosovë e Serbi para takimit të 18 marsit në Ohër.
Vizita e tij vjen pas asaj të emisarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili tha se ishte vizitë përgatitore të takimin e Ohrit.
Radio Evropa e Lirë mëson se më 15 mars, Escobar do të qëndrojë në Beograd e më datë 16 vjen në Kosovë.
Takimet e ndërkombëtarëve vijnë për diskutime me krerët e Kosovës e Serbisë para takimit të 18 marsit në Ohër, ku pritet të diskutohet për planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore











