Lajme
Pas një muaji, gjykata serbe liron nënkolonelin e policisë kosovare
Nënkolonel Nehat Thaqi ka thënë se ndihet krenar për punën që kanë bërë institucuionet e Kosovës për lirimin e tij. Ai qëndroi 30 ditë në paraburgim në Beograd
Pas një muaji në paraburgim, autoritetet serbe kanë liruar nënkolonelin e Policisë së Kosovës Nehat Thaqin. Ai u akuzua për krime lufte, ndërsa u arrestua në fund të muajit shtator në pikëkalimin «Dheu i Bardh» në mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë përpjekjes për ta kaluar territorrin serb si transit.
Ai është liruar gjatë ditës së sotme, ndërsa në mbrëmje me ndihmën e Zyrës së Kosovës në Beograd u kthye në atdhe. Pasi ka arritur në Kosovë, nënkolonel Thaqi ka thënë se ndihet krenar për punën që kanë bërë institucuionet e Kosovës për lirimin e tij, shkruan Express.
“Po i ndaj me ju dy komente. Jam ndjerë krenar në burgjet e Serbisë kur në lajme kam dëgjuar se institucionet e Kosovës po angazhohen për qytetarët e tyre. Që nga nesër unë do të mundohem t’ia kthej borxhin këtij vendi”, deklaroi Thaqi.
Mediat serbe kanë shpjeguar edhe arsyet për lirimin e Thaqit. Sipas tyre, Thaqi i cili akuzohet për përndjekjen e një familjeje serbe nga Lipjani, nuk është akuzuar nga dëshmitarët, prandaj edhe kanë pushuar hetimet. Për lirimin e tij edhe Kuvendi i Kosovës kishte nxjerr një rezolutë.
Mirëpo, në ditën kur u lirua nënkoloneli i Policisë kosovare, në media u kumtua lajmi për arrestimin e një kosovari tjetër, Hilmi Kelmendi, ish gueril i UÇK-së. Hilmiu, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Beograd, ishte me qëndrim të përhershëm në Gjermani, por ende nuk e kishte fituar shtetësinë.
Për rastin deri më tash ka reaguar vetëm Ministria e Jashtme e Kosovës, e cila u ka bërë thirrje shqiptarëve të Kosovës që të shmangin kalimin nëpër Serbi në këtë kohë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











