Lajme
Pas serbëve dhe kroatëve, shqiptarët ishin në vendin e 3 për spiunim
Shqiptarët janë radhitur në vendin e tretë si spiunë dhe bashkëpunëtorë të shërbimit sekret jugosllav UDB gjatë periudhës së socializmit
Shqiptarët edhe pse ishin më të diskriminuarit të ish-Jugosllavi, prapa në mesin e tyre kishte shumë bashkëpunëtor të shërbimit shtetëror UDB. Sipas një analize që ka publikuar përditshmen maqedonase “Dnevnik”, shqiptarët radhiteshit në vendin e tretë për spiunim, tek organet e shtetit, pas serbëve dhe kroatëve.
Gazeta shkruan se ky fakt ndërlidhet edhe me të dhënat e fundit të Komisionit të Lustrimit në Maqedoni ku nga 23 funksionarët e lustruar, tetë prej tyre kanë dalë shqiptarë. Gjithashtu bëhet e ditur se një numër i madh i viktimave shqiptare janë spiunuar kryesisht nga bashkëkombësit e tyre bashkëpunëtor të shërbimit sekret, citon INA.
UDB aktivitetin e saj kryesor gjatë sistemit të kaluar e kishte përqendruar tek shqiptarët dhe zhvillimin e situatës të ndërlidhur me statusin e tyre në Kosovë, dhe në ish-republikat e tjera jugosllave. Analistët politikë kanë theksuar për gazetën se për shërbimet sekrete në agjendë ka qenë diaspora shqiptare dhe shoqatat e tyre.
Ndryshe, që nga përfundimi i luftës së dytë, mijëra shqiptarë janë përballuar me sistemin shtetëror jugosllav. Shumë prej tyre kanë përfunduar nëpër burgjet famëkeqe, kurse gati secila familje gjatë pesë dekadave, është detyruar të dorëzoj një armë dhe të përballët me sistemin e sigurimit.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj














