CH-Ballkani
Pas Serbisë, Shqipëria prin me azilkërkues në BE
Serbia të kryesojë me azilkërkim në BE nga vendet e Ballkanit me 42%, e ndjekur nga Shqipëria 33%, Maqedonia 12%, Bosnia 11% dhe Mali i Zi me vetëm 2%
Vetëm në pesë javët e para të këtij viti 1847 shqiptarë kërkuan azil në Bashkimin Evropian, ose 236 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Kështu thuhet në raporti e parë të FRONTEX për 2015-n. Prej tyre, 1668 kërkuan azil në Gjermani, 106 në Suedi, 52 në Belgjikë, 15 në Zvicër dhe 2 në Luksemburg.
Rritja “befasuese” e aplikimeve nga shtetasit shqiptarë, sipas analizës së kësaj agjencie evropiane me seli në Vrashavë, ndikoi për rritjen domethënëse të kërkesave të përgjithshme të regjistruara në Gjermani, që kryeson 5 vendet më të prekura të zonës “Schengen”, me 90 për qind të aplikimeve të bëra në tërësi për azil nga qytetarët e rajonit dhe mbetet destinacioni më i pëlqyer për shqiptarët dhe serbët.
Me gjithë rritjen e ndjeshme të azilkërkuesve shqiptarë, FRONTEX vlerëson se Serbia vijon të kryesojë aplikimet nga 5 vendet përfituese të Ballkanit me 42% (2334 kërkesa), e ndjekur nga Shqipëria 33%, Maqedonia 12%, Bosnia 11% dhe Mali i Zi me vetëm 2%.
“Gjatë kësaj periudhe të raportuar, shqiptarët janë kombësia me rritjen më të lartë, prej 93% krahasuar me Dhjetorin e 2014-s. Kjo ishte periudha e dytë radhazi e raportuar për normën më të lartë të rritjes së regjistruar nga shtetasit shqiptarë. Duhet përmendur se malazezët regjistruan një përqindje më të lartë të rritjes, megjithatë shifrat e tyre mbeten 15 herë më të ulëta, krahasuar me shqiptarët. Pavarësisht rritjes relativisht modeste, prej 18% të numrit të aplikimeve, shtetasit serbë vazhdojnë të renditen të parët për kërkesat e azilit në Janar të 2015-s”, thuhet në raport.
Ndërsa u regjistruan 1847 aplikime të reja për azil nga shtetas shqiptarë, për të njëjtën periudhë, 5 vendet më të prekura evropiane kthyen 327 persona drejt Tiranës, duke u renditur të parët ndër 5 vendet përfituese të rajonit, me një shifër gati sa gjysma e numrit të përgjithshëm të të kthyerve drejt Ballkanit.
“Luksemburgu është i vetmi vend, që nuk ka asnjë të kthyer me detyrim, por vetëm 8 vullnetarisht. Nga Gjermania, vetëm një person është larguar me dëshirën e tij (gjatë periudhës së studimit), ndërsa 75 të tjerët janë kthyer me forcë. Zvicra shënon numrin më të lartë me 95 të kthyer, 84 ndër të cilët janë riatdhesuar me detyrim, ndërsa 11 të tjerë kanë lënë territorin vullnetarisht”, thuhet në raportin e FRONTEX.
Suedia renditet e dyta për numrin më të lartë të të kthyerve të raportuar këtë fillimviti drejt Shqipërisë, me 93 raste, ku 66 janë kthyer vullnetarisht dhe 27 me forcë. Belgjika radhitet e parafundit ndër 5 vendet evropiane të shqyrtuara, me 55 të kthyer, 47 prej tyre me vullnet të lirë dhe 8 sipas procedurës për kthim të detyrueshëm.
Dokumenti i siguruar nga TCH përpilohet për Komisionin Europian në kuadër të mekanizmit monitorues, të ngritur nga BE në vitin 2010, pas liberalizimit të vizave me 5 vendet e Ballkanit.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Zvicra nisë një fushatë parandaluese: kontakte të dobishme në rast dhune -
Bashkimi familjar në Gjermani: Sa ishin nga Kosova e Shqipëria -
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Qyteti i Lozanës rrit përkohësisht pritjen emergjente për të pastrehët -
Nga 1 janari, do të jetë e mundur të plotësohen boshllëqet në kontributet për shtyllën e 3-të -
Shërbimi vullnetar zviceran i transportit të njerëzve sjell 9,100 njerëz të sigurt në shtëpi -
Fishekzjarrët e Vitit të Ri janë të rrallë në Zvicër













