Kultura
Pas shfaqjeve në Cyrih, “Swiss Connection” vjen edhe në Bernë
Komedia politike "Swiss Connection" e Jeton Nezirajt do të jetë mysafire në "Schlachthaus Theater Bern", në Bernë nga 21 deri më 24 tetor
Pas shfaqjes së saj të suksesshme nga 25 shtatori deri më 9 tetor në teatrin Winkelwiese në Cyrih, komedia politike “Swiss Connection” e Jeton Nezirajt do të jetë mysafire në “Schlachthaus Theater Bern”, në Bernë.
Shfaqjet në Bernë do të jepen nga 21 deri më 24 tetor.
“Swiss Connection” (Lidhja Zvicerane) është një krimi-komedi që bën fjalë për një grup idealistësh të cilët, nga nëntoka zvicerane planifikojnë luftën për çlirimin e Kosovës dhe krijojnë një aleancë me NATO -n, e cila në vitin 2008 përfundimisht çoi në krijimin e shtetit të Kosovës”, thuhet në prezantimin e shfaqjes nga prodhuesi i saj, Teatri Winkelwiese i Cyrihut.
Me veprën e tij, Jeton Neziraj zbulon botën misterioze të lëvizjes çlirimtare shqiptare të Kosovës duke bërë që “neutraliteti zviceran të takohet me sulmet me bomba, donacionet milionëshe dhe planifikimin e paskrupullt të luftës, transmeton albinfo.ch.
Shfaqja është pjesë e një bashkëpunimi midis profesionistëve të teatrit nga Zvicra, Gjermania, Austria, Serbia dhe Kosova. Qëllimi i këtij prodhimi është të përcaktojë kursin për bashkëpunim ndër-gjuhësor dhe ndër-kulturor të shtrojë pyeje lidhur me kuptimin e përkatësisë kulturore si dhe të hulumtojë rreth lëvizjeve të ndryshme të migrimit nga ose brenda rajonit të ish-Jugosllavisë.
Situata e dëshpëruar ekonomike dhe politike në Kosovë në vitet 1980 dhe 90 kishte detyruar shumë banorë të atjeshëm të iknin në Evropën Perëndimore. Në vitin 1998 konflikti me Serbinë u përshkallëzua dhe shpërtheu lufta.
Në atë kohë, “Këmbëshpejti” po bënte një jetë të dyfishtë rraskapitëse në Cyrih. Kosovari i martuar me Sarën zvicerane piqte bukë gjatë ditës, ndërsa natën mobilizon bashkatdhetarët e tij për “çështjen kombëtare”. Shërbimi sekret jugosllav është gjithmonë në gjurmë të tij. Kur Sara merr vesh për këtë, situata arrin kulmin: a të largohet prej tij apo të bëhet bashkëpunëtore e tij…?
Pjesa ndërgjuhësore dhe ndër-kulturore e shfaqjes është krijuar si pjesë e projektit të bashkëprodhimit “Where is Home?” (ku është shtëpia) mes teatrit Schlachthaus të Bernës, Qendra Multimedia të Prishtinës dhe Kosztolányi Dezső të Suboticës, shkruan albinfo.ch.
Shfaqja do të jepet në Teatrin Winkelwiese nga 25 shtatori 2021. Pastaj ajo mund të shihet nga 21 deri më 24 tetor 2021 në Teatrin Schlachthaus Bern, dhe më 5 dhe 6 Nëntor 2021 në Teatrin Dodona Prishtinë.
Në ekipin e aktorëve janë dy nga Kosova dhe dy nga Zvicra: Aurita Agushi, Adrian Morina, Nina Mariel Kohler dhe Christoph Rath. Regjia: Manuel Bürgin.
Pojekti është fryt i bashkëpunimit të financuar nga Pro Helvetia “Shqiptarët, hungarezët, serbët, zviceranët dhe disa detaje të tjera të vogla OSE: Ku është shtëpia?” mes katër teatrove bashkëprodhuese nga Serbia, Kosova dhe Zvicra.
Shfaqjet në Schlachthaus Theater Bern
E enjte, 21.10.2021, ora 20:00 Uhr
E premte, 22.10.2021, ora 20:00
E shtunë, 23.10.2021, ora 20
E diel, 24.10.2021, ora 19:00
Për informata rreth shfaqjeve, mund të kërkoni në këtë link: https://schlachthaus.ch/stueck/4732
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit21 Tetor 2021
- Ora20:00
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit19 Tetor 2021 - 0:00
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it










