Lajme
Pas sulmeve në Paris, Kosova shton masat e sigurisë
Institucionet e Kosovës i kanë shtuar masat e sigurisë nëpër institucionet publike, përfaqësitë diplomatike, objektet kulturore e fetare si dhe në mjediset e përziera etnike
Pas sulmeve terroriste në Paris që lanë të vdekur më shumë se 120 qytetarë, autoritetet e Kosovës i kanë shtuar masat e sigurisë nëpër institucionet publike, përfaqësitë diplomatike, objektet kulturore e fetare si dhe në mjediset e përziera etnike. Kështu u tha në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka mbledhur Këshillin e Sigurisë, për të shqyrtuar gjendja e sigurisë në vend, pas ngjarjeve të fundit tragjike në Paris.
Duke vlerësuar hapat e ndërmarrë deri më tani nga institucionet e shtetit, kryeministri Mustafa, theksoi se Kosova duhet të jetë e përgatitur në të gjitha aspektet që të përballet me kërcënimet e ekstremizmit të dhunshëm, terrorizmit dhe rrjeteve të krimit të organizuar.
“Kosova është pjesë e aleancës globale kundër terrorizmit dhe vazhdon të luaj rol domethënës duke bashkëpunuar ngushtë me SHBA-të dhe shtetet tjera aleate, në përballje me këtë fenomen dhe rrezik global”, theksoi Mustaf duke kërkuar që Kosova të jetë e përgatitur për këtë sfida.
“Republika e Kosovës duhet të jetë e përgatitur në të gjitha aspektet që të përballet me këto sfida dhe të jetë shumë efikase në parandalimin dhe adresimin e tyre, duke bashkëpunuar ngushtë me vendet e rajonit dhe aleatët tanë ndërkombëtarë”, tha Mustafa duke iu referuar kërcënimeve terroriste.
Ai po ashtu njoftoi anëtarët e Këshillit të Sigurisë se Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI) kanë punuar shumë në këtë aspekt, dhe si rezultat janë disa persona të arrestuar dhe disa grupe të dyshuara për terrorizëm dhe rrjete kriminale.
Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe të AKI-së raportuan mbi gjendjen e sigurisë, me ç’rast konfirmuan që institucionet janë në nivel të detyrës dhe po bëjnë të gjitha përpjekjet që të parandalojnë çdo lloj kërcënimi për sigurinë në vend.
Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, ka kërkuar nga institucionet relevante që të marrin menjëherë masat e nevojshme për të ofruar siguri në komunikacionin rrugor anekënd Kosovës, duke pas parasysh shqetësimet legjitime të qytetarëve, pas rritjes së numrit të aksidenteve me pasoja në njerëz, që kanë ndodhur kohët e fundit.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026












