Shkurt.ch
Pas sulmit në tru, gjermania flet vetëm në dialektin zviceran!
Sëmundja ka dhe emrin e vet ”Sindroma e aksentit të gjuhës së huaj”. Në gjithë botën njihen rreth 60 raste me këtë sindromë
Ndodh edhe kjo: Një grua nga pjesa lindore e Gjermanisë, që kurrë në jetën e saj nuk ka qenë në Zvicër dhe as nuk ka pasur të bëjë me Zvicrën, që nga goditja në tru ka nisur papritur të fasë në dialektin zviceran (schwiizerdütsch).
Sipas mjekëve, bëhet fjalë për një dukuri tepër të çuditshme neurologjike që shfaqet shumë rrallë në gjithë botën. Sëmundja ka dhe emrin e vet ”Sindroma e aksentit të gjuhës së huaj”. Në gjithë botën njihen rreth 60 raste me këtë sindromë.
Gruaja gjermane i ka treguar një gazetari se ajo, pas sulmit të lehtë që ka pësuar në tru, fillimisht ka mundur vetëm të belbëzonte. Për këtë arsye kishte kërkuar ndihmën e një logopedi dhenë fund e kishin shtruar në spital. Pas natës së parë ajo kishte filluar të fliste ekskluzivisht në një dialekt të panjohur për të tjerët, për çfarë mjekët e drejtuan te psikologu.
Fillimisht të gjithë mendonin se ajo vetëm po dëshiron të vejë në lojë rrethin e saj për tu dukur më interesante. Madje edhe mjekja e shtëpisë duke dyshuar për të njëjtën gjë, ia ka tërhequr vërejtjen që më në fund sërish “të fillojë të flasë ashtu si duhet”, shkruan insuedthuringen.de. Por, vetëm kur pacientja ka dëshmuar në vazhdimësi se me gjithë përpjekjet nuk është në gjendje të flasë normalisht, ka angazhuar një psikoterapeut që ta mësojë sërish gjuhën që ajo e ka folur gjithë jetën.
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
Debati mbi “harresën mjekësore” intensifikohet Në Zvicër, personat e siguruar duhet të raportojnë edhe sëmundjet afatgjata nëse duan të marrin sigurim... -
Pavarësisht mjegullës së fundvitit, më shumë diell në Zvicër në vitin 2025 sesa normalja -
Mijëra njerëz protestuan në Cyrih për kurdët në Siri -
Italia kërkon hetim të përbashkët për zjarrin në Crans-Montana -
Thirrje për qeverinë zvicerane që të ndalojë përdorimin e X











