Lajme
Pas Twitter, edhe Facebook shkurton 11 mijë vende pune
Meta Platforms Inc (META.O) deklaroi të mërkurën se do të shkurtojë më shumë se 11 mijë vende pune, e barabartë me 13% të fuqisë së saj të punës – një nga shkurtimet më të mëdha të vitit, ndërkohë që shoqëria mëmë e Facebook po lufton kundër kostove të larta që vijnë nga zgjerimi i Metaverse në një treg reklamash të dobët.
Shkurtimet në masë – të parët në 18 vite histori të Meta – ndjekin mijëra shkurtimet e vendeve të punës në kompani të tjera të mëdha teknologjike, duke përfshirë Twitter në pronësi të Elon Musk, Microsoft Corp dhe Snap Inc.
Bumi i pandemisë, i cili rriti kompanitë teknologjike dhe vlerësimet e tyre, është shndërruar këtë vit në faliment, përballë inflacionit të lartë dhe rritjes së shpejtë të normave të interesit.
“Jo vetëm tregtia online është rikthyer në tendencat e mëparshme, por rënia makroekonomike, rritja e konkurrencës dhe humbja e shikueshmërisë të reklamave kanë sjellë për pasojë që të ardhurat të ishin më të ulëta se parashikimet, u deklaroi në një mesazh punonjësve, Mark Zuckerberg.
“Gabova dhe përgjegjësia është e gjitha e imja”
Meta, që dikur vlente më shumë se 1 trilion dollarë, tani vlerësohet në 256 miliardë dollarë, pasi ka humbur më shumë se 70% të vlerës së saj këtë vit.
Aksionet u rritën me 4% të mërkurën, ndërkohë që investitorët u gëzoheshin kujdesit të një kompanie që ka vënë bast të ardhmen e saj te metaverse, me investime të kushtueshme, që sipas vetë Zuckerberg do të duhet rreth një dekadë për të dhënë fryte.
“Tregu po ndien njëfarë lehtësimi nga fakti se drejtuesit e Meta, ose Zuckerberg më saktë, duket se po dëgjon një këshillë, ose ndryshe se është e nevojshme të ulet pak tensioni nga fatura e shpenzimeve në rritje” – deklaroi Sophie Lund-Yates, analist i Hargreaves Lansdown.
Në vitin 2023, shoqëria parashikon që shpenzimet të jenë mes 94 dhe 100 miliardë dollarë krahasuar me 96 – 101 miliardë dollarë të parashikuara më parë.
Përveç shkurtimeve të vendeve të punës, që do të prekin njësi të Meta-s me ndikim joproporcional tek ekipet e rekrutimit dhe biznesit, shoqëria do të zvogëlojë gjithashtu edhe hapësirat për zyrat, do të tkurrë shpenzimet e panevojshme dhe do të zgjasë bllokimin e punësimeve të reja deri në tremujorin e parë, për të frenuar shpenzimet.
Zuckerberg deklaroi se kompania do të përqendrohet te fushat e rritjes me përparësi të lartë si Inteligjenca Artificiale, reklamat dhe “vizioni ynë në afat të gjatë për Metaverse”.
Punonjësit e interesuar të Meta do të marrin së shpejti një email dhe do të kenë mundësi të bëjnë pyetje./reuters
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve










