Lajme
Pasaporta bullgare e preferuar për maqedonasit
Jo zyrtarisht thuhet se rreth 100 mijë qytetarë të Maqedonisë janë pajisur me pasaportë bullgare. Procedura për marrjen e pasaportës bullgare zgjat 2 vjet
Mungesa e një marrëveshje për çështjen e emërimit ndërmjet Athinës dhe Shkupit, ka ndikuar që Maqedonia ta humbë shpresën për integrim në BE. Kjo mungesë e perspektivës ka shtyrë shumë qytetarë të Maqedonisë që të kërkojnë nënshtetësi të Bullgarisë.
Procedura për marrjen e pasaportës bullgare zgjat 2 vjet dhe zakonisht bëhet me ndërmjetësues, të cilët sipas shpalljeve në internet për mbledhjen e dokumentacionit të nevojshëm, kërkojnë nga 180 deri 250 euro.
Autoritetet zyrtare thonë se nuk kanë të dhëna të sakta se sa qytetarë të Maqedonisë janë pajisur me pasaportë bullgare, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se mbi 100 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë marrë shtetësinë e Bullgarisë në bazë të një deklarimi se kanë rrënjë bullgare.
Me liberalizimin e vizave, qytetarëve të Maqedonisë u sigurohet vetëm qarkullimi i lirë, por jo edhe mundësia për të punuar në ndonjë shtet të Bashkimit Evropian.
Kjo është dhe arsyeja pse një tridhjetëvjeçar nga Maqedonia, i cili dëshiron të mbetet anonim, thotë se ka siguruar shtetësinë bullgare për tërë familjen e tij për ta pasur më të lehtë qëndrimin në Gjermani, ku tanimë është duke punuar, raporton REL.
“Para shtatë vitesh e mora pasaportën bullgare, pasi që në vendin tonë nuk arrita të gjej punë dhe pashë se me pasaportën bullgare mund të shkohet më lehtë në vendet evropiane dhe njëkohësisht më lehtë të gjendet një punë atje. Momentalisht jam në Gjemani, dhe mund të siguroj një pagë e cila është shumë e vështirë të sigurohet në vendlindje, në Maqedoni”, thotë ai.
Edhe përkundër asaj se tregu i punës edhe në Gjemani bëhet më i ngushtë, ai nuk planifikon që të kthehet së shpejti në Maqedoni.
“Për nënshtetësinë bullgare ka interes të madh në Maqedoni. Deri më tani 86 mijë maqedonas kanë fituar pasaporta bullgare, që përbëjnë pothuajse 10 për qind nga popullsia sllave në vend”, është shprehur në fillim të këtij viti drejtori aktual i Muzeut Kombëtar të Sofjes Bozhidar Dimitrov.
Ky interes, sipas tij, vazhdon edhe tani, me çka “bie teza e propagandës maqedonase se pasaportën bullgare maqedonasit e kanë dashur vetëm për udhëtuar drejtë Perëndimit”.
“Para dy viteve BE i hoqi vizat për Maqedoninë, por interesimi për pasaportën bullgare vazhdoi të jetë i madh”, konsideron ai.
Gjersa sociologu maqedonas Ilia Acevski konsideron se mungesa e një perspektive të qartë për të rinjtë në Maqedoni është arsyeja kryesore se pse është në rritje numri i atyre që kërkojnë të pajisen e pasaportë bullgare.
“Është shumë e thjeshtë të kuptohet kjo dukuri nëse keni parasysh se mungojnë perspektivat për një jetë normale. Këtë e dëshmojnë dhe të dhënat statistikore se tregu i punës është i stërngarkuar me kuadër të lartë arsimor, madje për disa profesione të caktuara duhet pritur më shumë se dhjetë vjet”, thekson Acevski.
Ndryshe, të dhënat e fundit të Bankës Botërore flasin se nga Maqedonia gjatë dy dekadave të fundit janë shpërngulur rreth 447 mijë persona
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel









