Lajme

Pashkët: Papa bën thirrje për paqe

Papa ka folur në telefon me Presidentin izraelit Yitzhak Herzog. I ka bërë thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar

Papa Leo XIV i ka bërë thirrje Izraelit të përfundojë luftën me Iranin përmes negociatave. Papa ka folur lidhur me këtë në telefon me Presidentin izraelit Yitzhak Herzog.

Ai ka bërë thirrje gjithashtu për mbrojtjen e civilëve dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar, shkruajnë mediat botërore.

Papa Leo foli gjithashtu në telefon me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Në bisedë me të, Papa shprehu afërsinë e tij me popullin ukrainas, sipas një deklarate të Vatikanit.

Telefonatat u zhvilluan në kudrin e festimeve të Pashkëve. Këto janë Pashkët e para të Papa Leos në funksionin e tij si papë.