Kosova
PDK akuzon VV-në për blerje votash në Prizren
Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për blerje të votave në Prizren
Në bazë të informacioneve të PDK-së nga terreni, të raportuara nga komisionerët dhe vëzhguesit e akredituar nga KQZ-ja, informohet opinioni i gjerë publik se Lëvizja Vetëvendosje nga ethet dhe frika e kapluar për humbjen që do ta pësojë sot nga sovrani, ka filluar me të madhe, madje edhe në mënyrë publike blerjen e votave në Prizren, thuhet në komunikatë.
Rasti është raportuar në polici, ka ndodhur rreth orës 10:00 në Qendrën e Votimit 2003a, në ambientet e SHFMU “AbdylFrashëri” është zënë në flagrancë një aktivist i VV-së duke blerë vota.
Personi i njëjtë është zënë edhe duke fotografuar votën në vendvotim me telefon, në të cilin kishte të ngjitur sloganin e VV-së, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.
Për rastin në fjalë, personin e zënë në flagrancë, Policia e Kosovës e ka shoqëruar në stacionin policor, i cili në këto momente është duke u intervistuar, sipas procedurave ligjore në polici.
PDK, Dega në Prizren, shpreh shqetësimin për rastet në fjalë, andaj u bën thirrje qytetarëve të komunës së Prizrenit që të mos bien preh e manipulatorëve të vullnetit të popullit, por ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore dhe qytetare, për të votuar lirshëm dhe sipas bindjeve të tyre, shkruan insajderi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur të refuzojë iniciativën popullore që kërkon që vendi t’i bashkohet... -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane












