Kosova
PDK shkon në Hagë
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Uran Ismailin e Abelard Tahirin ndodhen në Hagë.
Siç njofton Krasniqi, ata udhëtuan drejt Hagës për të ndjekur nga afër procesin gjyqësor.
“Krenar për dinjitetin kombëtar që manifeston UÇK-ja, bashkë me Uranin e Abelardin, jam sot në Hagë për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve tanë. Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë”, ka shkruar ai, përcjell albinfo.ch.
Diaspora proteston para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Seanca fillestare ka nisur në orën 09:00, por transmetohet rreth 45 minuta me vonesë për shkak të redaktimit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër Që nga prilli i vitit 2025, qeveria federale zvicerane ka marrë mbi 260 raporte për sulme... -
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini











