Lajme
Pengmarrësi nuk ishte kosovar
Sipas burimeve nga Ministria e jashtme e Kosovës, personi që kërcënoi pasagjerët e aeroplanit gjerman të martën, ka shtetësi tjetër por është paraqitur si kosovar
El Halim Muslin, është prezantuar si shqiptar i Kosovës por ai nuk figuron në regjistrat civil të MPB-së e as të para 1999-ës. Kështu rkanë deklaruar zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme për mediet e Kosovës..
Bashmir Xhemaj, këshilltar i ministrit Enver Hoxhaj ka thënë për kohavizion se ky person ka një histori të gjatë dhe së paku në dy vitet e fundit është prezantuar si kosovar por autoritetet e kanë konfirmuar të kundërtën.
“Ai është arrestuar edhe në Hungari në vitin 2013 ku edhe atëherë është prezantuar si kosovar por autoritetet tona nga ambasada në Budapest, të cilët e kishin intervistuar atë, kanë treguar se ai nuk ka qenë në gjendje të flas në gjuhën shqipe”, ka thënë Xhemaj.
Ai ka shtuar se ky nuk është rasti i parë që dikush prezantohet si kosovar, sidomos pas numrit të madh të azilkërkuesve kosovar, veçanërisht në Hungari.
Pos Hungarisë, Muslin ishte arrestuar edhe në Portugali vite më parë.
albinfo.ch, duke iu referuar burimeve nga agjencitë e lajmeve dhe gazetat gjermane ka transmetuar po ashtu të martën lajmin lidhur me përpjekjen për rrëmbim të aeroplanit gjerman, sipas të cilit pengmarrësi ishte i paraqitur si shtetas kosovar.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla










