Shkurt.ch
Pensionohet stjuardi 83 vjeçar, pas 63 vitesh punë!
Ron Akana ka shërbyer si shoqërues fluturimi (stjuard) për 63 vjet me radhë. Në fundjavën e kaluar Akana 83 vjeçar ka pasur fluturimin e tij të fundit në detyrë si stjuard për kompaninë amerikane United airlines, me çfarë edhe ka realizuar një rekord botëror për kohëzgjatjen dhe moshën në këtë profesion. Me këtë rast rekordi i tij është shënuar edhe në librin e rekordeve të Ginisit.
63 vjet më parë, Akana, student 20 vjeç, ishte ndër shoqëruesit e parë meshkuj, të fluturimeve.
Fluturimin e fundit ai e ka realizuar nga Denveri në Kauai të Havajeve, ku dhe e kishte filluar karrierën. Në vitin 1949 si student në University of Hawaii Akana e kishte parë një shpallje në të cilën United Airlines kërkonte një stjuard.
“Ne atëbotë as nuk e dinim saktësisht se çka është stjuardi ose shoqëruesi i fluturimit”, kujton 83 vjeçari. Por, doli të ishte një sfidë interesante dhe , ne, thjesht, kemi punuar me kënaqësi bashkë me vajzat, stjuardesa”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












