Për 24 orë dy incidente ndëretnike
Disa persona të dyshuar kanë sulmuar të mërkuren me gurë konvojin e një delegacioni të Republikës së Serbisë, i cili ishte nën përcjelljen e zyrtarëve policorë të Kosovës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
“Si pasojë e gjuajtjes me gurë nga personat e dyshuar, dy veturat e delegacionit kanë pësuar dëme të vogla materiale duke iu thyer xhamat anësorë, ndërsa lëndime të personave nuk ka pasur”, thuhet në njoftimin e policies.
Mësohet se, lidhur me këtë rast, zyrtarët policorë kanë arritur që ta arrestojnë një person si të dyshuar të mundshëm, ndërsa e kanë shoqëruar edhe personin e dytë në stacion policor. Ky i fundit thuhet se është liruar pas intervistimit dhe me autorizim të prokurorit.
Policia bëri të ditur se gjatë qëndrimit në stacionin policor zyrtarëve të delegacionit iu është ofruar ndihma mjekësore, por të njëjtit kanë refuzuar ndihmën mjekësore me arsyetimin se nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe nuk kanë nevojë.
Ndërsa autoritetet serbe kanë thënë se gjatë incidentit në fjalë është lënduar një person.
Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviq, u bëri thirrje shefave të misioneve ndërkombëtare në Kosovë që në kuadër të mandatit të tyre të zhvillojnë hetimet për të zbardhur, sa më parë, rastin dhe për t’i vënë sulmuesit para dtrejtësisë.
Sipas qeverisë së Serbisë, konvoji i veturave që u sulmuan po barte zyrtarët serbë që kishin ardhur në Prishtinë për të diskutuar mundësitë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Po ashtu ndodhi edhe në incident në Graçanicë. Mediet e Prishtinës raportuan se tifozët e klubit të futbollistit Prishtina (Plisat) ishin duke u kthyer me autobus nga Gjilani dhe janë ndalur në Graçanicë, aty ata janë përleshur me një grup të rinjsh serbë.
Një nga tifozët që ka qenë në këtë autobus i ka thënë televizionit Kohavizion-KTV se ata u ndalën pasi që në rrugë kishte ndodhur një aksident trafiku.
Sipas tij, më pas të rinjtë serbë filluan t’i provokonin duke i fyer.
Tifozët e plisave kanë dalë nga autobusi dhe janë përleshur me të rinjtë serbë.
Më pas autobusi me tifozë është ndalur nga policia në hyrje të fshatit Hajvali, por shumë nga tifozët kanë ikur nga autobusi.
Raportohet se policia ka arrestuar një nga tifozët, kurse zyrtarët e policisë nuk kanë deklaruar asgjë për këtë rast.
E-Diaspora
-
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge Një shtetas kosovar është arrestuar në zonën e Goteborgut, në Suedi, si rezultat i një operacioni... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua
Jeta në Zvicër
-
Zvicra paralajmëron për rreziqet e ruajtjes së të dhënave shtetërore jashtë vendit Autoritetet zvicerane të mbrojtjes së të dhënave kanë paralajmëruar institucionet shtetërore për rreziqet e ruajtjes së... -
A mund të detyrojnë kompanitë farmaceutike rritje të çmimeve të ilaçeve në Zvicër? -
Studim i ri zbulon pse zjarrfikësit profesionistë në Zvicër po largohen nga profesioni -
Ndërprerje udhëtimi që priten kur fluturoni nga Zvicra këtë sezon festash -
Safety Home GmbH me ofertë festive për sigurimin e pronave në Kosovë












