Lajme
Për 6 vjet, 30 mijë kosovarë hoqën dorë nga shtetësia
Sipas MPB-së, nga viti 2009, 30 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia, ndërsa vetëm 5 mijë kanë dëshiruar të bëhen shtetas të Kosovës
Numri i qytetarëve që kërkojnë të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës është dukshëm më i madh se sa numri i atyre që dëshirojnë të bëhen kosovarë. Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, brenda gjashtë vitesh, 30 mijë qytetarë kanë kërkuar të heqin dorë nga shtetësia, ndërsa vetëm 5 mijë kanë dëshiruar të bëhen shtetas të Kosovës.
Liridon Neziri është shef i divizionit për shtetësi në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës. Ai thotë për se shumica e kërkesave për humbje të shtetësisë vijnë nga kosovarët që jetojnë në Gjermani. Ky i fundit, është shtetei që nuk lejon dyshtetësinë sikurse që është Zvicra dhe vendet tjera.
“Që nga vitit 2009 e deri më tani është një numër prej rreth 30 mijë personash, shtetas të Republikës së Kosovës, që kanë humbur shtetësinë. Kjo ndodh pasi një numër i madh i shteteve të BE-së nuk lejojnë dyshtetësinë për personat apo shtetasit që nuk janë vende të BE-së, në këtë rast për shtetasit e Republikës së Kosovës”, ka thënë Neziri, citon TVD.
Ky zyrtar i MPB-së thotë se në krahasim me numrin e kosovarëve që jetojnë në shtetin gjerman, e numri i të cilëve është 320 mijë, shifrat për kërkesa të humbjes së shtetësisë nuk janë shqetësuese.
Një lajm i mirë, sipas tij, është se shteti gjerman ka ndryshuar ligjin për shtetësinë, ku secili kosovarë që ka lindur atje nuk ka nevojë për heqje dorë nga shtetësia e Kosovës.
“Ashtu siç e përmenda edhe më herët, në janar të vitit 2015 ka pasur disa ndryshime të ligjit për shtetësinë apo lejimin e dyshtetësisë në shtetin gjerman për fëmijët e lindur në Gjermani. Ata që kanë lindur atje e kanë fituar shtetësinë si kanë lindur “, deklaroi Neziri.
Nga vitit 2009, sipas tij, numri i shtetasve të huaj që kanë aplikuar për shtetësi të Kosovës është rreth pesëmijë, por që vetëm 30 për qind e tyre, siç tha Neziri, i kanë plotësuar kriteret për marrje të shtetësisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit Këshilli i Shtetit i Gjenevës ka validuar rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve për Këshillin... -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool









