Lajme
Për 7 vjet,1022 persona morën shtetësi kosovare
Brenda shtatë vjetëve të kaluar, shtetësinë e Kosovës e kërkuan 2760 qytetarë të huaj, ndërsa 1022 prej tyre e fituan pasaportën kosovare, të tjetër 1739, u refuzuan
Nga viti 2009 deri më tani, mbi 2760 shtetas të huaj kanë kërkuar shtetësinë e Kosovës, ndërsa vetëm 1022 prej tyre e kanë fituar këtë të drejt. Kështu raportojnë përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, sipas të cilëve, 1739 aplikuesve u është refuzuar kërkesa për nënshtetësi.
Ndërsa vetëm në dy muajt e parë të këtij viti, siç tha Liridona Neziri, udhëheqës në Divizionin për Shtetësi në MPM, janë pranuar 120 kërkesa.
“Shtetësia e Republikës së Kosovës ka filluar në vitin 2008 pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ndërkaq në vitin 2009 është themeluar Departamenti për Shtetësi, ku një vit më vonë është inkorporuar me një departament që quhet Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion”, ka thënë Neziri për Telegrafin.
Sipas tij, që nga viti 2009 dhe deri në këtë periudhë janë diku rreth 1022 persona që kanë fituar shtetësinë e Republikës së Kosovës, ndërsa numri i përgjithshëm i atyre që kanë kërkuar shtetësi është 2760. Nga 2760, 1022 persona kanë fituar shtetësinë, ndërsa kërkesa i është refuzuar 1739 personave.
Neziri tha se janë tri mënyra të fitimit të shtetësisë: me qëndrim në Republikën e Kosovës, me bashkim familjar si dhe me dekretim nga presidentja. Sipas Nezirit, dekretimi i Presidentes është një kategori e veçantë edhe me konventën ndërkombëtare sepse këta persona nuk i plotësojnë asnjë nga kushtet të cilat kërkohen, por interes i madh shtetëror.
“Sa i përket shqyrtimit të kërkesës për shtetësi është një kohëzgjatje e caktuar prej gjashtë muajsh, por për shkak se jemi efikas në trajtimin e kërkesave e kryejmë brenda afatit prej tre muajsh”, deklaroi Neziri.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











