Kosova
Për çka u anulua konferenca e Mogherinit me kryeminstrin Haradinaj?
Kryeministri Ramush Haradinaj ka patur një përplasje të ashpër me shefen e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherinin
Burime brenda takimit në mes delegacionit kosovar dhe përfaqësuesve të BE-së në Bruksel i kanë thënë Klan Kosovës se Haradinaj nuk ka pranuar në asnjë mënyrë heqjen e taksës 100 % ndaj Serbisë, kërkesë kjo që në vazhdimësi është thënë nga BE, shkruan KK, përcjell albinfo.ch
Haradinaj në këtë takim sipas burimit të Klanit fuqishëm ka insistuar se taksa ndaj Serbisë do të mbetet edhe më tutje.
Kryeministri kosovar i ka shfaqur brengën serioze në adresë të BE-së, kur i ka thënë Mogherinit në sy se Serbia është shfaqur destruktive në vazhdimësi, duke mos i respektuar marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit.
Kësisoj, Mogherini është detyruar ta anulojë konferencën për media, e cila ishte planifikuar të ndodhte pas takimit kokë më kokë.
E-Diaspora
-
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje Ai kishte goditur një person me një thikë kuzhine, duke i shkaktuar lëndime kërcënuese për jetën... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria














