Lajme
Për Europolin, kriminelët shqiptarë “më brutalët në Evropë”
Në një raport të publikuar në Bruksel nga agjencia e BE-së për sundimin e rendit dhe ligjit, EUROPOL, jepen vlerësime për rrezikun nga krimi i organizuar në Evropë, e ku Kosova dhe shqiptarët veçohen për të keqe.
Në këtë raport përmendet se “Ruta ballkanike” është ndër kryesorët për trafikimin e heroinës në vendet e BE-së.
“Shqipëria, Maqedonia dhe rajoni i Kosovës, në veçanti, janë lokacione të rëndësishme për deponim dhe ripaketim. Rajoni i Kosovës është po ashtu bazë e grupeve shqipfolëse të krimit të organizuar që janë aktive në trafikim në BE”, thuhet në këtë raport, i cili vlerëson rrezikun nga krimi i organizuar në Evropë.
Në raport potencohet se “grupet turke dhe ato shqipfolëse mbeten kryesoret në trafikimin e heroinës për në BE dhe brenda BE-së”.
Shqiptarë të grupeve të krimit të organizuar përmenden edhe si më brutalët në Evropë.
“Kriminelët shqipfolës janë të njohur për përdorimin e dhunës ekstreme, përfshirë edhe atë kundër viktimave gjatë plaçkitjeve. Shumë anëtarë të këtyre grupeve kanë përvojë nga shërbimet sekrete, policia apo organizatat paramilitare”, thuhet në raportin e EUROPOL-it.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër Belp dëshiron të testojë zgjidhjen që do të përgjysmonte festat dhe politikanët vendas e mbështesin atë,... -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë -
Rastet e tuberkulozit në rritje në Zvicër -
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse










