Shkurt.ch
Për herë të fundit votohet me ngritje dore
Nga marsi 2014 do të votohet me shtypje pulle. Me ngritje të dorës, deputetët në të ardhmen mund të votojnë vetëm kur nuk funksionojnë pajisjet elektronike.
mDita e sotme, e premte 13 dhjetor, ka qenë e fundit që deputetët e Dhomës së kantoneve të Parlamentit të Zvicrës kanë votuar me ngritje të dorës. Fillimi i sesionit të ardhshëm, atij pranveror në muajin mars, do të jetë për ta fillim i një përvoje të re, të votimit me mjete elektronike.
Votimin e fundit me ngritje duarsh, parlamentarët e kanë bërë sot për temën e financimit të korridorit të aksit të tuneleve Gotthard dhe Lötschberg. Në të ardhmen numërimi i votave do të bëhet në mënyrë automatike, pasi që deputetët të kenë shtypur pullën, shkruan news.ch
Për këtë ndryshim sistemi kishte vendosur Dhoma e Kantoneve kishte vendosur në marsin e këtij viti, pas shumë përpjekjeve të dështuara në vitet e kaluara. Këtij vendimi i kanë paraprirë edhe debate emocionale.
As pas futjes së votimit në mënyrë elektronike, nuk do të nunërohen të gjitha votimet. Do të publikohet në mënyrë të rregullt se kush si ka votuar vetëm në rastet e votimeve përmbyllëse. Ndërsa me ngritje të dorës, deputetët në të ardhen mund të votojnë vetëm nëse në ndonjë rast nuk do të funksionojnë pajisjet elektronike.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”














