Shkurt.ch
Për herë të parë një deputete me shami në foltoren e Parlamentit
Për herë të parë në historinë e Parlamentit turk foli para deputetëve një parlamentare turke me shami në kokë
Sipas medieve turke bëhet fjalë për deputeten Xhanan Xhandemir Celik nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim , e cila ka folur për buxhetit e vitit 2014.
Kjo është deputetja e pestë turke që ka deklaruar se do të ndjekin me shami në kokë seancat parlamentare .
Katër ligjvënëse të mbuluara kanë ndjekur një seancë të Parlamentit turk, duke i dhënë fund ndalesës së shamive në hapësirat e parlamentit.
Më 30 shtator, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila qeveris me Turqinë, ka hequr ndalesën prej disa dekadash në shërbimin civil, në kuadër të reformave që synojnë të përmirësojnë demokracinë dhe liritë.
Kryeministri Recep Tayyip Erdogan, gruaja e të cilit vë shami në kokë, e ka cilësuar masën si “hap drejt normalizimit”.
Këto reforma janë denoncuar nga laikët, të cilët e shohin shaminë e kokës si shenjë të Islamit politik dhe në kundërshtim me traditat laike të Turqisë.
Ndalesa për shamitë e kokës vazhdon të vlejë për gjyqtaret, prokuroret dhe personelin ushtarak dhe të sigurisë.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara Gazi i të qeshurës (oksidi i azotit), i shitur lirshëm pa recetë dhe shpesh i aromatizuar,... -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet











