Lajme
Për punë në Gjermani, aplikohet edhe në Tiranë
Rreth 46 mijë vende të lira pune janë në Gjermani, ndërsa për këtë vende mund të aplikohet edhe në Tiranë
Gjermania është një nga shtetet evropiane që ofron punësim edhe për qytetarët shqiptar. Prandaj nëse ke zanat dhe dëshiron të punosh në Gjermani, mjafton të paraqitesh në zyrat e punës për t’u orientuar me procedurat se si mund të pajisesh me vizë pune, pa pasur nevojë të kërkosh azilk.
Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi konfirmon kërkesën e Gjermanisë për të punësuar 46 mijë persona në punë që nuk preferohen nga gjermanët, citon TCH.
“Janë 46 mijë kërkesa nga shteti gjerman, por kjo nuk do të thotë që do të vijnë të gjithë nga Shqipëria. Së bashku me qeverinë gjermane, nëpërmjet programit të mbështetjes gjermane GIZ, ne kemi filluar punën nëpër disa sportele kryesore të zyrave të punës në vendin tonë. Do të përgatisim asistencën e afruar nga Shërbimi Social Shtetëror për të gjithë ata që kanë një profesion. Mjafton profesioni dhe kontrata e punës për të bërë të mundur vizën e punës në Gjermani”, tha Klosi.
Por, sipas Klosit, në zyrat e punës ka më pak kërkesa sesa pritej, për faktin se i pakët është edhe numri i atyre që kanë një zanat.
Ndryshe paraqitet situata për infermierët, të cilët janë të kërkuar në Gjermani dhe vetëm për këtë vit, deri më tani, janë punësuar sipas rregullave 460 infermierë. Pra, Gjermania kërkon zanatlinj që në këtë shtet konsiderohen deficitar.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm












