Lajme
Për SHBA-në dhe BE-në, Kosova e Serbia kanë të ardhme evropiane
Ne ndajmë pikëpamjen se a ardhmja e të dyjave, Serbisë dhe e Kosovës qëndron në BE", ka thënë Clinton, pas takimit me Ashtonin
Sekterarja amerikane e shtetit Hillary Clinton dhe shefja e diplomacisë së BE-së Catherine Ashton, kanë theksuar se për SHBA-në dhe BE-në, Kosova e Serbia kanë të ardhme evropiane.
“Ne ndajmë pikëpamjen se a ardhmja e të dyjave, Serbisë dhe e Kosovës qëndron në Bashkimin Evropian”, ka thënë Clinton, pas takimit me Ashtonin, të mbajtur në Washington.
Gjithashtu, ajo ka konfimruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm dialogun të cilit po i prin BE-ja për të avancuar integrimet evro-atlantike të Serbisë e Kosovës.
Clinton, ka theksuar se edhe zëvendës sekretari amerikan William Burns, i cili këto ditë po i bën vizitë vendeve të Ballkanit, do të inkurajoj të dy palët që të jenë më fleksibile dhe më të hapura ndaj kompromiseve.
Shefja e diplomacisë së BE-së Catherine Ashton, ka thënë se situata në Serbi e Kosovë, padyshim është shumë e rëndësishme për Bashkimin Evropian dhe sipas saj, ardhmëria e të dyjave është BE-ja.
“Ekipi ynë po punon nga afër me të dyjat për të ardhmen e Serbisë dhe të Kosovës” ka deklaruar Ashton.
Ajo ka shprehur shpresën se Serbia e Kosova do të jenë në gjendje të punojnë në bazë të planit të BE-së që ka për këto vende.
Sipas saj, me këtë plan Serbia do ta fitojë statusin e kandidatit dhe Kosova do të ecë më tutje me vizat, tregtinë, mbështetjen ekonomike dhe eventualisht edhe me të ardhmen e saj drejt Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












