Lajme
Për shkak të Kosovës, Tirana bllokon deklaratën e SEECP-së
Samiti në Beograd i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore(SEECP) ka pëfunduar pa një deklaratë të përbashkët
Për shkak të Kosovës deklaratën e pëbashkët të shefave të vendeve të rajonit e kishte bllokuar Shqipëria.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Selim Belortaja ka deklaruar se pasi që pjesëmarrësve u është ofruar deklarata e hartuar, pavarësisht vullnetit të mirë, që ka udhëtuar në samit, ai nuk e ka mbështetur tekstin, sepse nuk ka qenë konstruktiv.
“Këtë deklaratë nuk mund ta pranojmë, sepse është e domosdoshme që në të reflektohet përmendja e rëndësisë së marrëveshjeve të arritura(mes Beogradit e Prishtinës) dhe zbatimi i plotë i tyre”, ka thënë Belortaja, raportojnë mediat në Beograd.
Ai gjatë fjalimit të tij ka përsëritur qëndrimin e Tiranës se Kosovës duhet t’i mundësohet që të jetë anëtarë e barabartë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, sikurse edhe në iniciativat tjera rajonale.
Presidenti serb, Tomillav Nikolliq, ka thënë se për Serbinë, është i papranueshëm propozimi i Shqipërisë, meqë sipas tij, deri më tash nuk është arritur ndonjë marrëveshje për këtë.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Rrugët më të sigurta në Gjenevë Siguria rrugore po përmirësohet në Gjenevë, me më pak aksidente dhe viktima të regjistruara vitin e... -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025












