Kosova
Për shkak të migrimit, fshati Dol po mbetet pa rini
Kosovarët po ikun drejt perendimt
Çështja e emigracionit është kthyer në një nga sfidat më të mëdha për botën e sotme në përgjithësi, por edhe për Kosovën. Ky fenomeni i migrimit drejt vendeve të Perëndimit, përveç që ka ndikuar që shumë fshatra kosovare të zbrazen, shpresat duket të jenë të vogla që ky trend të ndalet, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse fshati Dol ka shtëpi shumë të bukura, aty mungojnë banorët, e ata të paktë që kanë mbetur tregojnë se shumë familjarë të tyre tashmë jetojnë prej disa vitesh në Evropën Perëndimore, e që mungesa e perspektivës për një jetë më të mirë i ka bërë edhe ata që i kanë “rezistuar” largimit deri më tani, ta shqyrtojnë seriozisht këtë mundësi.
Luz Nue, banor i fshatit Dol, ka treguar për Telegrafin se është i dhimbshëm fakti i largimit masiv të të rinjve nga kjo pjesë e Kosovës, duke theksuar se emigrimi do të ndikojë që fshatit t’i mungojnë loja dhe zhurma e fëmijëve.
Ai ka thënë se i ka tre fëmijë, e sipas të cilit, vajza e tij e vogël trivjeçare, kur të arrijë kohën për të filluar shkollën, mund të ndodhë që të jetë e vetme në klasë.
“Mendoj se është shumë i mërzitshëm dhe i dhimbshëm ky fakt”, ka shtuar Nue.
Nga ana tjetër, kryetari i Bashkësisë Lokale të Dolit, Kastriot Tahiri, ka sqaruar se emigrimi i të rinjve po vazhdon në masë shumë të madhe. Ai ka thënë se vetëm vitin e kaluar kanë emigruar mbi 15 persona, e që në vitin 2020, sipas tij, pritet të largohen një numër i konsiderueshëm.
“Gjendja do të jetë jo e mirë në të ardhmen. Motivi kryesor i largimit është papunësia, mosperspektiva në këtë vend. Ata po detyrohen me kërku një jetë me të mirë në vende, si Gjermania, Zvicra, Kroacia etj. Duhet të mobilizohemi që ta ndalim këtë emigrim që po ndodh, duke qenë të bashkuar dhe duke ditur si mund ta përballojmë këtë gjendje”, ka treguar Tahiri.
Po ashtu, Musë Gjini, arsimtar i fshatit, ka thënë se ai është pjesë e procesit mësimor që nga viti 1995, ku sipas tij, shkolla asokohe numëronte rreth 500 nxënës, ndërsa të dhënat flasin se shkolla ka vetëm 160 nxënës – bashkë me para fillorë ka 180 nxënës. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais











