E-Diaspora
Për të dytën herë me radhë organizohet Festivali për Fëmijë
Ky festival do të mbahet më 16 prill, në qytetin e Borosit dhe nikoqire e këtij festivali është shoqata ”Ardhmëria”.
Një nga manifestimet e shumta me fëmijë të shoqatave shqiptare në Suedi është edhe manifestimi i organizuar nga Unioni i shoqatave shqiptare në Suedi.
Ku të njëjtit, po këtë vit po organizojnë për të dytën herë me radhë Festivalin për Fëmijë.
“Në festival do të kenë mundësi të paraqiten fëmijë prej moshës 5 e deri në moshën 15 vjeçare, të cilët do të demonstrojnë aftësitë dhe talentin e tyre në shumë fusha të artit si, interpretim, vallëzim, interpretim me instrument muzikor, recitim, imitim, lojë teatrale individuale ose grupore, paraqitje artistike apo edhe në ndonjë formë tjetër të paraqitjes e të cilën formë e pranon këshilli organizativ i Festivalit”, përcjell albinfo.ch.
Të gjitha shoqatat, ansamblet, mësuesit dhe shkollat ku mbahet mësimi plotësues në gjuhën amtare shqipe mund të paraqiten me talentet e vegjël dhe të rinj.
Paraqitja bëhet deri më 10 prill në Unionin e shoqatave shqiptare në Suedi ose në Shoqatën “Daradania”, të Borosit.
Për më të dalluarit në këtë festival, në bazë të vendimeve të jurisë së festivalit do të ndahen edhe shpërblime, kurse për të gjithë pjesëmarrësit do të ndahen mirënjohje publike.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit16 Prill 2016
- Ora19:00
- LokacioniSuedi
- Data e përfundimit6 Nëntor 2016 - 0:00
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













