Shkurt.ch
Për të shkuar në SHBA nevojitet pasaporta elektronike
Të gjithë at që në të ardhmen duan të udhëtojnë nga Evropa në SHBA duhet të pajise patjetër me një pasaportë që ka të instaluara të dhënat biometrike ose elektronike. Ky rregull do të vlejë së paku për 38 shtetet, qytetarët e të cilëve deri tash kanë shfrytëzuar programin e ashtuquajtur “Visa-Waiver”, me të cilin mund të udhëtonin për në SHBA dhe të qëndronin atje për 90 dite, pa viza.
Pasi që edhe Zvicra merr pjesë në këtë program, edhe qytetarët e saj do të jenë të detyruar të kenë pasaportat e përmendura nëse duan të vizitojnë SHBA-në.
Veç kësaj, ata që udhëtojnë për në SHBA, do të kontrollohen me ndihmën e bankës se të dhënave të interpolit lidhur me pasaportat e vjedhura ose të humbura, thuhet në një komunikatë të Ministrisë amerikane të mbrojtjes së vendit.
Po ashtu prania e policëve në fluturimet ndërkombëtare do të ndihmojë në parandalimin e mundësisë së fluturimit të terroristëve në SHBA.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni













