Lajme
Për Thaçin, Rugova ishte njëri ndër figurat më të rëndësishme të shekullit XX
Udhëheqës të LDK-së, në krye me Isa Mustafën, kanë nderuar veprën e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, duke e quajtur atë prijës dhe arkitekt të shtetit të Kosovës, ndërsa akademinë përkujtimore të organizuar nga Qeveria, kryeministri në largim, Hashim Thaçi ka thënë se presidenti Rugova ishte njëri ndër figurat më të rëndësishme të shekullit të kaluar.
Kreu i LDK-së, Mustafa, tha se presidenti Rugova ishte ai që e bëri të njohur Kosovën në arenën ndërkombëtare, dhe si i tillë ktheu vëmendjen e botës nga Kosova, raportoi Telegrafi.
Ai ka thënë se LDK-ja nuk do ta ndal rrugën dhe filozofinë rugoviane, e cila ka për qëllim shtetndërtimin, ndërkohë në këtë rast Mustafa, rikonfirmoi edhe një herë qëndrimin e LDK-së se nuk do të bëjë kurrë koalicion me PDK-në.
Në akademinë përkujtimore organizuar nga LDK-ja, Ukë Rugova, djali i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova tha se fryme e bashkimit ka qenë frymë e presidenti Rugova. Në këtë përvjetor fryma unifikuese e Rugovës duhet të jetë udhërrëfyes për të ndërtuar institucione stabile. “Se duhet të bashkohemi për hir të Kosovës, ashtu si presidenti i bashkoi qytetarët drejt lirisë e demokracisë”, ka thënë Ukë Rugova.
Aktivitetet për nderë të pesëvjetorit të vdekjes së Rugovës, do të vazhdojnë me një akademi përkujtimore të organizuar nga LDK-ja, ndërkohë mbajtjen e një akademie përkujtimore e ka organizuar edhe Qeveria e Kosovës, ku të pranishëm ishin familja Rugova, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell dhe të tjerë.
Me këtë rast, kryeministri në largim ka thënë se Kosova pesë vjet më parë u nda figura më e rëndësishme e historisë së Kosovës, Ibrahim Rugova. Thaci ka thënë se vdekja e Rugovës ndodhi fatkeqësisht dy vjet para se pavarësisë së Kosovës, për të cilën presidenti i ndjerë dha kontribut të jashtëzakonshëm.
Duke folur në akademinë përkujtimore, Thaçi theksoi disa tipare dalluese të presidentit Rugova, si orientimin nga vlerat perëndimore, nga SHBA-të e BE-ja, kultivues i frymës tolerante, konsistent në kërkesën për Kosovën e pavarur etj. Kryeministri në largim përmendi rolin unifikues të presidentit të ndjerë Rugova në të gjitha proceset e zhvillimet që ka kaluar vendi.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror














