Shkurt.ch
Për trajtim të barabartë të prindërve të shkurorëzuar
Dhoma Nacionale ka vendosur me shumicë votash që çiftet tashmë të shkurorëzuara duhet të marrin së bashku të drejtën e kujdesit për fëmijët
Dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës kanë qëndrim te njëjtë për atë se prindërit e shkurorëzuar, me ligjin e rishikuar duhet të fitojnë së bashku të drejtën e kujdesit për fëmijët e tyre. Por, qëndrimet ndryshojnë kur shtrohet çështja se cilat çifte vlen rregullimi i ri e për cilat jo.
Edhe në seancën e dytë mbi rishikimin e pjesshëm të Ligjit mbi të drejtën civile, të mbajtur të hënën, Dhoma Nacionale ka vendosur me shumicë votash që të gjitha çiftet tashmë të shkurorëzuara duhet të marrin së bashku të drejtën e kujdesit për fëmijët. Ndërkohë, një pakicë në këtë dhomë, ashtu sikurse shumica në dhomën tjetër, të kantoneve, konsideron se veprimi i ligjit të rishikuar të kufizohet vetëm te çiftet që janë shkurorëzuar jo më gjatë se pesë vite më parë.
Dhoma Nacionale me 117 vota pro dhe 66 kundër ka votuar kundër kufizimit kohor të veprimit retroaktiv (prapaveprues) të rregullimit të ri të kësaj çështjeje.
Ndërsa lidhur me nenin e veçantë, atë që rregullon çështjen e shpërnguljes së njërit prind, Dhoma Nacionale ka votuar njësoj sikur ajo e kantoneve. Megjithatë, me rekomandimin e komisionit të vet, dhoma nacionale ka vendosur për një regjim më të butë në rastet e ndërrimit të vendbanimit të njërit nga prindërit ose të fëmijës. Prindi tjetër është i detyruar të japë pëlqimin e tij vetëm në rastet kur ndërrohet vendbanimi i fëmijës. Ndërsa, nëse njëri prind e ndërron vendbanimin, do të mjaftojë vetëm një informacion i thjeshtë që ai/ajo duhet t`ia japë prindit tjetër.
Me rishikimin e Ligjit të të Drejtës Civile Qeveria Federale synon të realizoje përshtatjen e ligjit me realitetin në praktikë, që tregon se shkalla e shkurorëzimeve në Zvicër ka arritur afër 50 përqindëshit. Me të renë, e drejta e kujdestarisë për fëmijën bëhet e pavarur nga statusi civil i prindërve, nëse ata e bëjnë një kërkesë të përbashkët dhe mund të pajtohen lidhur mbështetjen dhe përkujdesjen e fëmijës. Projektligji tashti kthehet në Dhomën e Kantoneve.
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje Zëvendësimi i valvulave të vjetra të sistemit të ujit lejon rikthimin e prodhimit, por ekspertët kërkojnë... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel












