Lajme
Për tre muaj, u regjistruan 2476 biznese, u shuan 457
Këto statistika i ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2016
Brenda tre muajve të fundit (korrik, gusht, shtator) në Kosovë janë regjistruar 2476 ndërmarrje të reja, kryesisht biznese të vogla. Ndërsa, për periudhën e njëjte, gjithsej janë shuar (çregjistruar) 457 ndërmarrje. Këto statistika i ka publikuar sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) 2016.
“Krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2015) pati një rritje për 8.4 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2016), pati një rënie prej 11.6 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara”, thuhet në raportin e ASK-së.
Aktiviteti ekonomik më i preferuar gjatë këtij tremujori, sipas ASK-së, ishte tregtia me 21.7 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa kategoria e numrit të të punësuarve nga 1-9 (të punësuar) (mikro) përbën 96.6 për qind të ndërmarrjeve të reja.
Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara, në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron Prishtina me 24.9 për qind.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











