Lajme
Për vizat dialogu nis më 19 janar
Analistja e Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Verena Knaus ka thënë se tani është koha më e përshtatshme për fillimin e dialogut
Kosova nis dialogun për liberalizimin e vizave me BE-në më 19 janar të këtij viti, ditën kur komisionerja evropiane për Çështje të Brendshme, Cecilia Malmstrom pritet ta vizitojë Kosovën.
Analistja e Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Verena Knaus ka thënë për Radio Europën e Lirë se tani është koha më e përshtatshme për fillimin e dialogut.
Analistja Knaus, ndër të tjera i ka bëtë thirrje Qeverisë së Kosovës që të bëjë më shumë zhurmë sa i përket çështjes së zhvillimit ekonomik dhe ngritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve, në mënyrë që Kosova të përfitojë sa më shpejt liberalizimin e vizave.
Ndërkohë, Komisarja evropiane, Cecilia Malmstrom pritet të qëndrojë deri më 20 janar në Prishtinë, raportojnë mediat e Prishtinës.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe do të diskutohet për kushtet të cilat Kosova duhet t’i plotësojë për ta marrë udhërrëfyesin nga BE-ja.
“Kjo është ajo çka presim nga ky dialog dhe jemi shumë optimistë se deri në fund të këtij viti do ta gëzojmë atë të drejtë”, ka theksuar Ministri Rexhepi, për mediat kosovare.
Sipas tij, gjithçka varet prej procesit të dialogut, i cili do të zhvillohet me BE-në.
Vitin e kaluar, Shqipëria ka fituar të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza. Pas kësaj, Kosova ka mbetur si shteti i vetëm në Evropë nën regjimin e vizave.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











