Shkurt.ch
Për zviceranët, kënaqësia në punë më me rëndësi se paga
Zviceranët, në radhë të parë e vënë kënaqësinë me vendin e punës, për çka janë shprehur 56% të të anketuarve. Për lartësinë e pagës janë përcaktuar vetëm 6%!
Për zviceranët, kënaqësia me vendin e punës dhe klima në ndërmarrje kanë më shumë rëndësi se lartësia e pagesës. Këtë përfundim e nxjerr një studim i realizuar nga “Reader`s Degest”.
Në radhë të parë e vënë kënaqësinë me vendin e punës 56% të të anketuarve. Te zviceranët perëndimorë (frankofonë) kjo përqindje madje është edhe më e lartë, 68%. Klima në ndërmarrje zë vendin e dytë për nga rëndësia, ose 26% për personat e anketuar, që merret se e përfaqësojnë edhe mesataren zvicerane. Zviceranët gjermanofonë dhe gjinia femërore në këtë pikë mbërrijnë në kuotën 29%.
Shpërblimi material, ose rroga, është në vendin e tretë por me një përqindje dukshëm më të ulët se dy të parat. Vetëm 6 për qind të zviceranëve të punësuar i japin më shumë rëndësi pagës së lartë në krahasim me faktorët e përmendur më parë. As te të rinjtë nga mosha 15 deri në atë 34 vjeçare kjo radhitje nuk ndryshon. Vetëm për 7 për qind të tyre paga është në rend të parë e pastaj të tjerat, shkruajnë mediet zvicerane.
Për 6 për qind të të anketuarve më e rëndësishmja është mundësia që puna jep për zhvillimin personal. Te të rinjtë kjo pikë arrin në 9%.
Identifikimi me ndërmarrjet ku punojnë “vlen” 5% ndërsa prestigji i profesionit vetëm 2 % për zviceranët e anketuar.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Thurgau ndërmerr masa të reja për parandalimin e vetëvrasjeve Kantoni Thurgau, që ka një shkallë vetëvrasjesh mbi mesataren kombëtare, ka prezantuar masa të reja parandaluese... -
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër -
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull













