Sport
Përdedaj transferohet në Frankfurt
Mesfushori shqiptar Fanol Perdedaj ka gjetur klubin e ri. Të mërkurën ai është prezantuar tek skuadra e re “FSV Frankfurt” në bundesligën e dytë gjermane. 23 vjeçari kosovar u transferua nga ekipi i ligës së tretë gjermane, Energie – Couttbus.
Përdedaj me klubin e ri ka nënshkruar kontratë dy vjeçare deri në vitin 2017.
Trajneri i FSV Frankfurtit, Thomas Oral, e ka vlerësuar si të çmueshme ardhjen e Fanolit në ekip duke llogaritur përvojën e tij në kampionatin danez ku ai në sezonin 2012-2013 luajti tek ekipi “Lyngby BK”, pastaj
përvojën që e kaloi te Cottbus si dhe paraqitjet e tij me përfaqësuesen e Kosovës.
“Fanoli është i talentuar, një lojtar i ri dhe më përvojë ndërkombëtare. Ai mund të luaj si mesfushor por edhe si mbrojtës”, ka thënë Thomas Oral për mediat gjermane, përcjell “albinfo.ch”
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029













