E-Diaspora
Përfaqësuesja Kosovare stërvit në Zvicër, të dielën loja kundër Wilit
Përfaqësuesja e Kosovës është mbledhur të premten në një kamp treditor në Kirchberg SG. Albinfo.ch ka ndjekur stërvitjet e saj nga afër dhe ka biseduar me lojtarët
Nëse nesër loja do të shkonte sipas vullnetit të Bunjakut, Kosova në përballje kundër FC Wil-it, do ta fitonte takimin me rezultat 3-1. Këtë e thotë për albinfo.ch sulmuesi me përvojë nga Bundesliga Gjermane i kthyer sivjet në Superligën zvicerane, në FC St. Gallen, Albert Bunjaku.
Përfaqësuesja e futbollit të Kosovës është mbledhur dje, të premten në Zvicër në një kamp treditor në fshatin Kirchberg SG për të zhvilluar ndeshjen kontrolluese ndaj ekipit të ligës së dytë (Challenge League) zvicerane, FC Wil.
Të dielën ata do të zhvillojnë ndeshjen kontrolluese kundër kësaj skuadrës që ka në përbërje edhe futbollistë shqiptarë.
Sulmuesi i FC St. Gallenit, Albert Bunjaku, i kthyer këtë sezon nga Kaiserslauterni, thotë se ne luajmë gjithmonë për të fituar.
„Pavarësisht kundërshtarit, ne në fushë futemi për të fituar. Unë mendoj se kjo lojë do të jetë më tepër për të testuar organizimin e lojës tonë sulmuese“.
Bunjaku shpreson të shënojë sërish
Gjithsesi besoj që do të bëhet një lojë e mirë dhe nëse do edhe zoti, unë do të bëj gol, thotë ai i zënë ngushtë nga pyetja e gazetarit të albinfo.ch për rezultatin e ndeshjes.
Për të kjo lojë ka më shumë karakter njoftues, “ne lojtarët ende nuk njihemi mirë ndërmjet veti“. Prandaj, takime të këtilla na ndihmojnë të njihemi më mirë në fushë, tha ai. Ndryshe, shton Bunjaku „Kosova është ekip i ri që ka shumë kualitet dhe në qoftë se pranohet në FIFA ka shanse të mira për kualifikim“. Kështu vlerëson sulmuesi që ka një histori futbolli edhe në ekipin nacional të Zvicrës.
Skuadra e FC Wil-it është ekip me traditë më shumë se 100 vjeçare që luan kryesisht në krye të tabelës së ligës së dytë zvicerane. Mirëpo ata kanë garuar disa herë edhe në Superligën zvicerane. Skuadra mban emrin e qytetit Wil që njihet si qyteti dhe ekipi i dytë më i madh i Zvicrës lindore pas FC St. Gallen-it.
Në këtë qytet jeton një diasporë e madhe shqiptare, e cila ka deputetin shqiptar Arbër Bullakajn në asamblenë komunale dhe pritet që mijëra shqiptarë nga kjo anë të vijnë në përkrahje të reprezentacionit të Kosovës, na thotë Mihane Tairi, e angazhuar nga zyrtarë të FC Wil-it si përkthyese e përfaqësueses së Kosovës dhe njëherësh e angazhuar në shpërndarjen e biletave.
Kristian Nushi: FC Wil, skuadër që më ka dhënë shumë
Njohësi më i mirë i FC Wil-it, Kristian Nushi, i cili ka qenë plotë pesë vite lojtar i këtij klubi, kujton kohën e mirë që ka kaluar në këtë ekip dhe në këtë qytet.
„Për mua atëherë ishte një ndjenjë shumë e mirë me ardhë direkt prej Kosovës në Superligën zvicerane. Wili mua mi ka hapur të gjitha rrugët e karrierës sime në futboll, mund të them se është edhe ekipi im i zemrës“, shprehet ai.
Duke e vlerësuar këtë grumbullim si të qëlluar e shumë të mirë për reprezentacionin e Kosovës, Nushi thotë se, kështu ne arrijmë t’ia njohim lojën njëri tjetrit. “Kjo na nevojitet se jemi një kombëtare shumë e re që është e etur për lojëra”.
Në skuadrën e FC Wil-it, Nushi ka luajtur dy vitet e para në ligën e parë zvicerane dhe tri të tjera në ligën e dytë dhe është shquar si futbollist kyç i kësaj skuadre duke lënë kujtime të mira.
„Jam krenar që në këtë ekip unë kam lënë një emër shumë të mirë edhe si futbollist, por edhe si shqiptar“. Tash është një lojë krejt tjetër, ndonëse kundër Wil-it kam luajtur edhe me St. Gallenin, mirëpo kjo tani është krejt diçka tjetër. Për mua është një ndjenjë dhe përvojë e mirë.
I pyetur nga albinfo.ch për rezultatin e lojës, ai qeshet dhe thotë: “Me dëshirë kisha pranu dy zero për ne“.
Bekim Dalipi
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it














