Lajme
Përfundoi manifestimi kulturor në Prishtinë: „Ditët e gjuhës gjermane“
Të dielën, më 27 maj me shfaqjen e dy filmave dokumentarë, përfundoi manifestimi kulturor „Ditët e gjuhës gjermane“ i organizuar nga ambasada gjermane në bashkëpunim me ambasadën zvicerane dhe ambasadën austriake. Në këtë mbrëmje përmbyllëse u shfaqën dy filma dokumentarë: filmi zviceran „Korichor, 35 fëmijë, dy bota, një kor“ i regjisorit Jan Poldervaart si dhe filmi austriak „Muzikë pas luftës“ i regjisorit Walter Wehmeyer.
Në këtë manifestim përmbyllës mori pjesë edhe ambasadorja e Zvicrës në Prishtinë, zonja Krystine Marty e shoqëruar nga zëvendësi i saj z. Christian Winter, pastaj nga Marc Sahli, Urs Lustenberger etj. si dhe përfaqësuesit e ambasadës austriake: Michael König dhe Robert Kroiss. Mbrëmjen e madhështoi edhe prania e të gjithë anëtarëve të korit të Gjilanit në udhëheqje të dirigjentit Adhurim Rasimi që përndryshe ishin edhe personazhe të këtij filmi dokumentar 52 minutësh.
Përderisa në filmin zviceran, po trajtohej puna dhe suksesi i koristëve të rinj nga Gjilani e Cyrihu, në filmin e dytë të kësaj mbrëmjeje „Muzikë pas luftës“ në qendër të vëmendjes, krahas muzikës, paraqiten marrëdhëniet ndërmjet muzicientëve shqiptarë dhe serbë, përkatësisht gjurmët luftës dhe mosmarrëveshjeve politike në jetën e tyre. Sidoqoftë, çelisti austriak Meinhard Holler kishte arritur që në vitin 2010, në një vorkshop muzikor, për herë të parë t’i bëjë bashkë disa studentë shqiptarë dhe serbë si dhe austriakë. Kujtimet e tyre për luftën në Kosovë si dhe materialet e rëndësishme filmike arkivore tregojnë për një kapitull ende të patejkaluar të historisë evropiane.
Pas shfaqjes së filmave u zhvillua një bisedë me disa nga protagonistët e këtyre filmave si: Xhevdet Kallaba, Visar Kuçi etj. si dhe u organizua një koktej nga ambasada austriake.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau











